E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Hoxha, letër tjetër për SHISH: Pse e dua dosjen

ARTAN HOXHA

Kërkesa e dytë e kandidatit për President për drejtuesit e SHISH.

Nëse Sigurimi ka bërë regjistrime kundër vullnetit tim, do kërkoj fshirjen e tyre si të njëanshme e të padrejta

Pas refuzimit të kërkesës së parë nga SHISH për të marrë informacion për dosjen e tij, Artan Hoxha i është drejtuar sërish kreut të Shërbimit më 11 korrik 2012. Në letrën e dytë ai rendit një sërë dispozitash ligjore, të cilat i japin të drejtë të njihet me të dhënat e tij. Duke mos vënë në dyshim qëllimet tuaja, mohimi i të drejtës së aksesit në fakt me privon mua vetë të njihem me të dhënat e mia, që mund të jenë regjistruar që në kohën e ish-Sigurimit të Shtetit e për të cilat unë kam fakte dhe indicie që mund të jenë bërë e, nëse kjo hipotezë rezulton e vërtetë, janë bërë kundër vullnetit tim, dhe korrigjimi i tyre fillon duke u njohur ligjërisht me këto dokumente, me mënyrën se si janë bërë regjistrimet, për të kaluar tek e drejta ime e fshirjes së tyre si të njëanshme e të padrejta. Mohimi i aksesit me privon nga mundësia e njohjes si dhe e korrigjimit a shuarjes së të dhënave personale të regjistruara njëanshmërisht e padrejtësisht nga ish-Sigurimi i Shtetit, shprehet Hoxha në letër.

Tiranë, më 11.7.2012
Drejtuar: Z. Bahri Shaqiri, drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit
Lënda: Rikërkim i informacionit dhe aksesit në dokumente mbi të dhënat personale nga arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit.

I nderuar z. Shaqiri,
Në përgjigje të kërkesës sime të parë, datë 19.6.2012 Për informacion dhe akses në të dhënat e mia personale, mora përgjigjen tuaj se në bazë të nenit 16, të ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, SHISH e ka të ndaluar të kryeje verifikime dhe tju japë informacion për sa kërkoni në letër.
Pas kësaj përgjigjeje unë studiova më në detaje legjislacionin shqiptar, nga i cili më rezulton se e drejta ime për të pasur akses në dokumentet në fjalë, deri aty ku nuk cenohet siguria kombëtare apo interesi i palëve të treta, është e garantuar.
Më poshtë po paraqes disa argumente juridike e logjike.
1. Ligji nr. 8043, neni 16
Në mungesë të dispozitave të tjera ligjore ndalohet marrja kontakt me dokumentacionin objekt i këtij ligji për vendime që lidhen me personat pas vitit 2001 e deri në vitin 2025. Për ruajtjen e arkivit ngarkohen Shërbimi Informativ Kombëtar, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit.
Në këtë ligj të 1995-s, nga i cili duket se kanë mbetur në fuqi vetëm nenet 14 dhe 16, neni 16 fillon me shprehjen në mungesë të dispozitave të tjera ligjore, shprehje kjo që ka mjaft vlerë për arsye se që nga viti 1995 është prodhuar e riprodhuar një volum i madh legjislacioni në drejtim të garantimit dhe zbatimit të së drejtës së aksesit dhe korrigjimit të të dhënave personale.
2. Legjislacioni në fuqi pas 1995-s
2.1 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ne nenin 35 garanton të drejtën e mbrojtjes, aksesit dhe ndryshimit të të dhënave personale. Këtu veçoj pikat 3 dhe 4 të këtij neni:
3. Kushdo ka të drejtë të njihet me të dhënat e mbledhura rreth tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj.
4. Kushdo ka të drejtë të kërkojë ndreqjen ose fshirjen e të dhënave të pavërteta, ose të paplota, ose të mbledhura në kundërshtim me ligjin.
2.2 Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i vitit 1999 dhe ai zëvendësues nr. 9887, datë 10.3.2008 Për mbrojtjen e të dhënave personale, sanksionojnë të njëjtën të drejtë. Këtu veçoj nenet 12 deri 20, ku përcaktohen qartë të drejtat e subjektit të të dhënave personale për akses, qoftë edhe të kufizuar, dhe detyrimi i çdo kontrolluesi që përpunon të dhëna personale ku termi përpunim përfshin edhe ruajtjen e mbajtjen, arkivimin etj., të të dhënave personale.
2.3 Ligji nr. 8457, datë 11.2.199 Për informacionin e klasifikuar Sekret shtetëror, ka përcaktuar një regjim juridik për klasifikimin dhe deklasifikimin e informacioneve të lidhura me sigurinë kombëtare. Në këtë ligj tërheq vëmendjen neni 10.
Ndalohet klasifikimi i një informacioni kur ai bëhet me qellim që:
- të fshehë dhunimin e ligjeve, paefektshmërinë apo gabimet e administratës;
- ti privojë të drejtën e njohjes një personi, organizate apo institucioni;
- të pengojë apo të vonojë dhënien e informacionit që nuk kërkon mbrojtje në interes të sigurimit kombëtar.
Duke mos vënë në dyshim qëllimet tuaja, mohimi i të drejtës së aksesit në fakt me privon mua vetë të njihem me të dhënat e mia, që mund të jenë regjistruar që në kohën e ish-Sigurimit të Shtetit e për të cilat unë kam fakte dhe indicie që mund të jenë bërë e, nëse kjo hipotezë rezulton e vërtetë, janë bërë kundër vullnetit tim dhe korrigjimi i tyre fillon duke u njohur ligjërisht me këto dokumente, me mënyrën se si janë bërë regjistrimet për të kaluar tek e drejta ime e fshirjes së tyre si të njëanshme e të padrejta. Mohimi i aksesit më privon nga mundësia e njohjes si dhe e korrigjimit a shuarjes së të dhënave personale të regjistruara njëanshmërisht e padrejtësisht nga ish-Sigurimi i Shtetit.
Ndërkaq, duke lexuar nenin 16, Përjashtimet nga deklasifikimi, më rezulton i pajustifikuar një klasifikim në tërësi dhe në total, pra tërësisht i paaksesueshëm, i llojit të informacionit që po kërkoj. Ky nen përcakton:
Një informacion mund të përjashtohet nga deklasifikimi kur ekspozimi i tij:
A)zbulon identitetin e burimit konfidencial, zbatimin e një metode apo të një burimi informativ;
B) nxjerr informacion që dobëson veprimtarinë e kriptologjisë;
C) nxjerr informacion që mund të dobësojë planet e ngutshme të sigurimit kombëtar;
ç) dëmton një traktat apo marrëveshje ndërkombëtare, marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të huaja apo veprimtarinë e mëtejshme diplomatike.
Unë po kërkoj dokumente të kohës së Sigurimit të Shtetit që kanë të bëjnë vetëm dhe vetëm me personin tim, pa dashur aspak të shoh emra të personave të tjerë apo të ekspozoj metodologji që do të cenonin sot sigurinë kombëtare. Lloji i informacionit që unë supozoj se ekziston mendoj se është i këtillë që, nëse shihen nga unë apo edhe nëse do të publikohej (pa emrat e të tretëve apo ndonjë fjale, fjali a paragraf specifik), nuk do të shkaktonte asnjë cenim të interesit të palëve të treta apo të sigurisë kombëtare. Këtu bëhet fjalë vetëm që institucioni juaj, që mban të dhënat personale nga ish-Sigurimi i Shtetit, të kryeje një ushtrim jo aq të komplikuar deklasifikimi, qoftë edhe të pjesshëm.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë private si dhe duke dëgjuar prononcimet mediatike, unë kam formuluar hipotezën e ekzistencës së regjistrimeve mbi mua e që duhet të jenë në arkivat e trashëguara nga ish-Sigurimi i Shtetit. Unë nuk jam i sigurt për këtë hipotezë pa parë direkt dokumentet autentike, por duket se ajo ka shumë gjasa të jetë e vërtetë.
Unë jam kontaktuar nga një person qe mu prezantua si i Sigurimit të Shtetit në shtator 1981, kur skisha mbushur ende 17 vjeç, të cilit unë dhe familja ime i kemi dhënë përgjigjen JO kërkesës për bashkëpunim, e me pas, në mungesë totale të kontakteve të mëtejshme edhe përgjatë 10 viteve të tjera të vazhdimit të sistemit komunist më ka lënë të mendoj se ajo ngjarje është mbyllur aty për aty e pa pasoja administrative, ndaj dhe nuk i kam kushtuar më asnjë vëmendje a rëndësi edhe e veçanërisht pas ndryshimit të regjimit.
Por, nga të dhënat e ditëve të fundit, private apo mediatike, duket se ky organ dhune i sistemit komunist më ka regjistruar si

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›