Imuniteti, PACA-EURALIUS: Gjeni konsensus
TIRANE- Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni parlamentar i Ligjeve ka nisur takimin e vet te dyte, kete radhe per te degjuar mendimet e grupeve të interesit.
Perfaqesuesi i EURALIUS, duke mbeshtetur nismen per heqjen e imunitetit ka deklaruar se “mbeshtet te dyja propozimet per heqjen e imuniteteve dhe per kete te dyja palet shumica dhe opozita duhet te gjejne nje konsensus, qe hap rrugen e vendit drejt BE”.
Ne fjalen e tyre përfaqësuesit e PACA dhe EURALIUS theksuan se vendimmarrja i takon klasës politike shqiptare në fund.
Ka dy opsione dhe janë shumë të mira, pasi kanë të bëjnë me kufizimin e imunitetit. Dhe ndoshta ju jeni të interesuar të dini se cili është propozimi më i mirë. Në të gjithë mendojmë se vendimmarrja i përket politikanëve shqiptarë”,- deklaroi përfaqësuesi i PACA.
Perfaqesuesi i EURALIUS theksoi ne fjalen e tij se qeveria dhe opozita duhet të gjejnë një rrugë të mesme.
“Sot dua të them se jam i lumtur se këto është rënë dakord për këtë reformë dhe dua të them se jam dakort me dy propozimet. Ndaj ju përshëndes dhe uroj të gjeni konsensus për tiu bashkuar BE,- deklaroi përfaqësuesi i EURALIUS
Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj ka kerkuar pergjigje per nje sere pyetjesh, duke vene ne pah se propozimet e paleve edhe pse synojne te njejten gje, pra heqjen e imunitetit kane diferenca dhe ndryshime te dukshme mes tyre.
Sot per nismën për ndryshimet kushtetuese “për heqjen e imuniteteve të zyrtarëve të lartë”, diskutojne përveç drejtuesve të insitucioneve të drejtësisë dhe ekspertëve shqiptarë, ekspertë të EURALIUS-t dhe PACA-s, misione që kanë asistuar drejtësinë shqiptare gjatë viteve të fundit.
Ne takimin e djeshem, maxhoranca ka ftuar opozitën që të gjejnë një konsensus lidhur me ndryshimet kushtetuese për imunitetin, duke u bazuar në projektin e paraqitur nga organizmat europianë, PACA, nga Këshilli i Europës, dhe EURALIUS, nga Bashkimi Evropian. Opozita tha se mbështet në parim procesin ligjvënës për ndryshimin e dispozitave kushtetuese për kufizimin dhe heqjen e imunitetit.
Ne emër të maxhorancës, deputeti Edi Paloka tha se, maxhoranca për të mos i lënë kohë dhe rrugë përplasjeve, vendosëm të paraqesim para parlamentit projektin tonë, që është një projekt i bazuar në ekspertizën e Këshillit të Europës, PAKA-s, dhe i BE-së, EURALIUS.
Përfaqësuesi i PS-së, Fatmir Xhafaj vlerësoi se procesi meriton një vëmendje shumë të veçantë, për të garantuar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se ndryshimet duhet të vijnë duke mbajtur në konsideratë realitetin tonë, shkallën e demokracisë, kulturën politike etj, duke shtuar se, ndryshimet duhet të japin efektet e kërkuara, të zgjidhë një problem, dhe jo të hapë një tjetër.
Xhafaj tha se ndryshimet duhet të shërbejnë edhe për ruajtjen e garancive për rolin e çdo opozite, për të mos goditur kundërshtarët politikë apo gjyqtarët për qëllime të caktuara.
Drafti i PS-se
Nje dite me pare, PS propozoi draftin e saj per ndryshimet kushtetuese. Sipas draftit, propozohet marrja në mbrojtje e deputetëve vetëm në ato raste kur janë duke ushtruar detyrën si përfaqësues të popullit, kur shprehin opinionet dhe votën e tyre. Në rast se kërkohet arrestimi, ai duhet të kryhet me lejen e Kuvendit me përjashtim të rasteve kur deputeti kapet në krim e sipër apo menjëherë sapo ka konsumuar kryerjen e krimit. Propozimet e PS-së që lidhen me imunitetin e gjyqtarëve, parashikojnë të drejtën e imunitetit nga cilido gjyqtar për vendimet dhe opinionet që ata shprehin gjatë kryerjes së detyrës, duke i zhveshur nga çdo lloj imuniteti tjetër.