E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Artemis 1”, NASA shtyn sërish nisjen e raketës drejt Hënës

Është shtyrë sërish nisja e raketës “Artemis 1”  drejt Hënës, këtë herë për shkak të kushteve të këqija të motit të parashikuara nga meteorologët.

Lëshimi i raketës së re, novator të NASA -s, si pjesë e misionit të shumëpritur Artemis 1, nuk do të bëhet as këtë të martë, siç ishte paralajmëruar, tha posaçërisht të shtunën agjencia amerikane e hapësirës.

Nën kërcënimin e stuhisë tropikale “Ian”, aktualisht në jug të Xhamajkës, NASA do të përgatisë raketën dhe do ta transferojë atë në një vend të sigurt në ndërtesën e montimit.

“Ian” pritet të forcohet në një uragan në ditët në vijim dhe të kalojë përmes Gjirit të Meksikës në drejtim të Floridës, ku ndodhet Qendra Hapësinore Kennedy.

Duhet theksuar se më 3 shtator ishte shtyrë përpjekja e dytë e lëshimit të raketës pioniere SLS, e planifikuar nga NASA. Kjo shtyrje ishte e dyta brenda pak ditësh.

Nisja e shumëpritur do të aktivizojë programin hapësinor të NASA-s Artemis për një fluturim nga Hëna në Mars, duke pasuar programin Apollo të misioneve hapësinore hënore të viteve 1960 dhe 1970./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›