Artet dhe Sportet, bie interesi
Ulet numri i kandidateve per ne Akademine e Arteve dhe ate te Sporteve. Numri i vogel i konkurrenteve per ne keto akademi ka shkaktuar jo pak habi ne radhet e drejtuesve te ketyre institucioneve te Arsimit te Larte. Ndersa vitin e kaluar kandiduan me shume se 800 konkurrente per 3 Fakultetet e Akademise se Arteve, sivjet kane aplikuar vetem 404 te tille. Mungese interesi vihet re edhe per Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve, "Vojo Kushi". Sivjet kane aplikuar vetem 324 kandidate.
Artet
Rektori i Akademise se Arteve e ka lidhur kete "mungese" interesi pikerisht me kohen qe eshte zgjedhur per konkursin. "Duke qene se maturantet kane qene me te preokupuar gjate kesaj periudhe me provimet e Matures Shteterore, numri i aplikanteve ka qene disi me i ulet", thote rektori Petrit Malaj. Sipas tij, vihet re nje fluks i madh konkurrentesh sidomos ne deget e Fakultetit te Arteve Vizive, e kryesisht ne pikture. Po sipas Malajt, sivjet ka ndodhur nje fenomen jo shume i njohur vite me pare. Keshtu, ka dege ne te cilat kerkesat jane me te vogla sesa kuotat e miratuara nga Keshilli i Ministrave. Megjithate, kjo, sipas Malajt, nuk do te thote se do te pranohen te gjithe aplikantet, nisur nga fakti qe nuk plotesohet numri i kuotave. "Do te pranohen ata qe kane talent ne deget ku konkurrojne. Vendet e tjera do te rine bosh, per te bere me pas nje rishperndarje ne marreveshje me Ministrine e Arsimit", thote ai. Sipas rektorit te Akademise se Arteve, rezultatet e Matures Shteterore do te llogariten ne masen 20 per qind dhe rezultatet e konkursit te pranimit ne masen 80 per qind. Konkursi ne Akademine e Arteve, me 404 kandidate per studente, nisi dje ne oren 10:00 te paradites, ndersa do te mbyllet me 26 korrik. Numrin me te madh te kandidateve e ka piktura, dege e cila do te pranoje 50 studente te rinj kete vit. Sipas rektorit Malaj, numri i pikeve qe ka arritur qe te mbledhe secili prej konkurrenteve pritet qe te shpallet brenda dates 1 gusht. Ndersa fituesit do te shpallen me vone, pikerisht ne shtator, duke qene se do te llogariten edhe piket e Matures Shteterore qe kane mundur te mbledhin kandidatet per ne Akademine e Arteve.
Sportet
Vejsel Rizvanolli, rektori i Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi", eshte shprehur se numri i konkurrenteve per deget e ketij institucioni te arsimit te larte eshte 324. Sipas tij, konkurset do te vazhdojne deri me 24 korrik. Kandidatet per studente ne Akademine e Sporteve, jane perballur dje si dhe do te perballen edhe ne ditet ne vazhdim me kritere te tjera ne konkurrim, te cilat kane te bejne me gjendjen shendetesore te tyre. Sipas burimeve te Akademise se Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi", kriteret kryesore qe do te mundesojne do te permblidhen ne nje kartele individuale, qe do te permbaje kerkesen per gjashte vizita dhe kontrolle mjekesore. Sa me te shendetshem te jene kandidatet per kete institucion arsimor, aq me shume shanse kane qe te behen pjese e Akademise se Edukimit Fizik "Vojo Kushi". Madje, do te ishte mire qe ne "historikun" e shendetit te tyre te mos figurojne probleme shendetesore, qofte keto te thjeshta, apo me nderhyrje kirurgjikale. Kartela individuale per pranimin e studenteve ne Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve, permban kerkesen per 6 vizita dhe kontrolle mjekesore. Sipas kuotave te miratuara nga Keshilli i Ministrave, ne Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi"do te shpallen fitues 150 studente. Ndersa 60 te tjera do te shpallen fitues ne Universitetin e Shkodres, ne programin e studimit "Edukim fizik dhe sporte". Gjithsej ne Akademine e Arteve dhe ne ate te Sporteve kane aplikuar gjithsej 728 maturante, nga te cilet do te shpallen fitues 382 maturante.
Luljeta Ndoka
ARTET
Regji Filmi dhe TV 10
Aktrim 12
Regji 8
Skenografi-Kostumografi 10
Koreografi 10
Pikture 50
Skulpture 10
Muzikologji 4
Kompozim 4
Dirigjim 4
Piano 10
Violine 8
Violoncel 3
Viole 6
Kitare 6
Kontrabas 3
Flaut 5
Oboe 6
Klarinete 5
Fagot 3
Korno 2
Trombe 5
Trombone 5
Bastub 3
Kengetare 15
Deget e Akademise se sporteve
Atletika
Gjimnastika
Futboll
Volejboll
Basketboll
Gjithsej, 150 kuota