E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy viktima ne 24 ore ne rruget e kryeqytetit nga aksidentet

TIRANE - Dy aksidente me vdekje kane ndodhur gjate 24 oreve te fundit ne Tirane. I pari ka ndodhur ne rrugen "Qemal Stafa", ku i vdekur ka ngelur nje 61-vjecar. Autori Endrit Veliu eshte derguar ne qeli. Viktima eshte Xhavit Sharra, i cili ishte duke udhetuar me nje motor ne momentin kur eshte perplasur nga fuoristrada, me targa TR 3628 P. Ne vendin e ngjarjes, kane shkuar ekspertet dhe grupi hetimor i posacem, i cili, pas hetimeve, ka ngritur akuzen per vepren penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor" per 21-vjecarin Veliu. Pak ore me vone, ne autostraden Tirane-Durres ka humbur jeten Blendi Veseli, 38 vjec. Ky i fundit ka qene duke udhetuar me nje makine tip "Benz", me targa TR 3449 L, ku si pasoje e shpejtesise ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me nje shtylle, duke humbur jeten, nderkohe qe jane plagosur dhe tre te plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Yrshek.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›