E Hënë, 2 Nëntor 2026

Artet publikojnë datat e konkurseve të pranimit, fakultetet orientojnë maturantë mbi temat e caktuara

Konkurset e pranimit për të gjitha programet e studimit të ofruara nga fakultetet e Universitetit të Arteve, do të zhvillohen nga data 20 deri me 22 gusht, por më parë maturantët e interesuar duhet të  kryejnë procesin e regjistrimit për të bërë të mundur pjesëmarrjen në konkurs.

Rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë, Erald Bakalli në një intervistë për RTSH ka sqaruar se regjistrimi i konkurrentëve bëhet nga datat 11-19gusht.

“Normalisht që universiteti ka pikët e veta që nëse nuk kalohet faza e parë që është dhe faza artistike, nuk mund të kaloj në fazat e tjera”, u shpreh ai.

Konkurset e pranimit sigurojnë pjesën më të madhe të pikëve për konkurrentët.

“Gjithmonë peshën më të madhe lënda speciale për të cilën konkurron, ajo është “thembra e Akilit” në universitetin tonë”, tha Bakalli.

Por si është trendi i kërkesave për programet e studimit që ofron Universiteti i Arteve?

“Programet e përhershme në trendët e tyre të rritjes kanë qenë ato në artet figurative dhe skenike, në fakultetin e muzikës kemi trendë lëvizje”, tha Rektori i universitetit.  

Në faqet online të secilit fakultet janë shpallur rregulloret dhe temat mbi të cilat duhet të orientohen maturantët në fazën përgatitore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›