Minutat që shpëtojnë jetë, rëndësia e njohjes së “ndihmës së parë” nga çdo qytetar

Në çdo situatë emergjente, minutat e para janë vendimtare. Instruktorët e Kryqit të Kuq na tregojnë si duhet të veprojë çdo qytetar për të dhënë ndihmën e parë, kur ambulanca ende nuk ka mbërritur.
“Përpara mbërritjes së ambulancës ndihma e parë është ajo e cila ofrohet në mënyrë të shpejt dhe të menjëhershme”, u shpreh Edona Hebovija, instruktore e ndihmës së parë.
Si kryhet masazhi kardiak dhe frymëmarrja në këto raste?
“Në momentin që një person është i aksidentuar, kontrollojmë rrugët e frymëmarrjes, më pas është masazhi kardiak me 30 shtypje në kraharor dhe dy frymë këmbimi”, u shpreh instruktori .
Jo të gjithë janë mjekë, por çdo qytetar mund të bëhet ndihma e parë, prandaj një veprim i shpejtë në kohën e duhur, mund të shpëtojë jetë.
Gazetare: B. Cina
/rtsh.al/