Arteta nuk ka frikë, Guardiola po

Mikel Arteta kërkon që Arsenali të luajë pa frikë dhe të kërkojë fitoren në fushën e “Etihad Stadium” mbrëmjen e sotme për supersfidën e titullit kundër Manchester City. Trajneri i kryesuesve të Premier League beson se ka në dispozicion një grup të përgatitur për t’ia dalë mbanë në një sfidë të titllë. Ai u kërkon djemve të tij të luajnë pa e tërhequr këmbën përballë skuadrës së Guardiola-s. Aktualisht Arsenal kryeson me 5 pikë më shumë se “Citizens” por këta të fundit numërojnë 2 ndeshje më pak dhe një barazim apo humbje për londinezët do të bënte që ata të mos e kishin më në dorë fatin e tyre.
“Nuk i kam parë lojtarët e mi të jenë të frikësuar nga kjo ndeshje por nëse e tregojnë në fushë këtë gjë, do t’i vras sepse nuk e dëshiroj të jetë kështu. Ajo që kemi bërë deri tani nuk ka mjaftuar edhe pse kemi bërë një rrugëtim fantastik e tanin duhet të fitojmë me çdo kusht”. Në krahun tjetër, Pep Guardiola tregohet disi më diplomatik dhe i matur në deklaratën e tij përpara ndeshjes duke e pranuar se skuadra është nervoze por kjo është normale pasi në lojë me shumë mundësi është titulli kampion.
“Është normale një gjë e tillë, problem do të ishte nëse nuk do të ndiheshim nervozë. Ankthi dhe frika është pjesë e jetës tonë dhe nuk kemi pse të mendojmë se duhet të jemi perfektë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi Arsenai vjen pas 3 ndeshjeve pa fitore dhe kjo ua ka shtuar zemërimin”.
Në 16 ndeshjet e fundit Manchester City nuk numëron asnjë humbje. Në këtë ndeshje, Arsenali nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Ëilliam Saliba ndërsa një problem i madh për skuadrën e Artetas do të jetë izolimi i Erling Halaand, njeriut që deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar plot 48 gola.