E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mediat britanike për sfidën e titullit

Ndeshja e vitit në Angli luhet sonte në mbrëmje. Premier League është në këmbët e 2 skuadrave që në orën 21:00 do të ndajnë pjesën më të madhe të tortës së trofeut më prestigjoz të Anglisë. Manchester United kundër Arsenalit, kampionët në fuqi përballë kryesuesve të këtij sezoni, profesori Pep Guardiola kundër nxënësit Mikel Arteta që për 3 vite e gjysmë punoi në hijen e tij e këtë herë synon t’i japë fund serisë negative prej 11 humbjesh që Arsenali ka regjistruar ndaj klubit të sheikëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Mediat në ishull e kanë konsideruar këtë përballje si një duel mes dy strategëve, sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm, që të dy miq shumë të mirë dhe bashkëpunëtorë në të shkuarën ku kanë fituar pothuajse gjithçka.”Daily Expres” bën një lojë fjalësh duke ndjekur stilin tradicional të kësaj gazete. “Është një çështje për jetë a vdekje” mund të përshtatet titulli i faqes së parë të kësaj gazete që sjell në vëmendje deklaratën e Artetas i cili ka deklaruar se do t’i vrasë djemtë e tij nëse hyjnë në fushë me frikë. “Perfeksion absolut në çdo top”, shkruan “The Daily Telegraph” që sjell historinë e dy mjeshtrave në pankinat respektive, rrugët e të cilëve u bashkuan dhe u ndanë sërish por që të dy kanë arritur të kenë sukses e të lënë gjurmë me stilet e tyre. “Sëetihad” është titulli i “Daily Mirror” që opërzien në një fjalë të vetme dy fjalë që kanë lidhje me embëlsinë dhe emrin e stadiumit “Etihad” ku do të luhet sfida sonte. “The Sun” në versionin elektronik bën gjithashtu një lojë fjalësh ku shkruan “armë në kërkim” por duke iu referuar deklaratës së Artetas përpara ndeshjes e duke e lidhur këtë me faktin që nofka e Arsenalit është “The Gunners”. “Daily Mail” preferon të sjellë rrëfimin e Samir Nasri, i cili zbulon disa detaje nga mosmarrëveshjet që ka pasur me Pep Guardiolën por edhe marrëdhënia e tij me Mikel Artetan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›