E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arteta për humbjen e Arsenalit: Po nuk shënove…

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka komentuar humbjen e pësuar në Villa Park, 1-0 përballë Aston Villa.

“Unë jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, si nga disfata, ashtu edhe nga mënyra se si ajo mbërriti. Ne ishim skuadra më e mirë, kontrolluam çdo departament, por ua lamë topin dhe i bëmë të krijonin të paktën tri mundësi të mëdha”.

“Kur duhej të gjenim barazimin, nuk mund të bënim pasimin e duhur ose goditjen e duhur. Ata ishin më të mirë në zonën kundërshtare dhe ndeshjet kështu fitohen. Ne nuk shënuam, kështu që nuk mund të fitonim”.

Ndërkohë, trajneri i skuadrës vendase, Dean Smith ka deklaruar pas ndeshjes: “Kemi zhvilluar 6 ndeshje në 18 ditë. Djemtë treguan se mund ti rezistojnë dhe një kalendari të tillë. Watkins? Çdo javë flasim gjithmonë mirë përparaqitjen e tij. Të gjithë e vlerësojnë. Po flasim për një lojtar të mirë, por dhe për një shok të mirë skuadre”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›