E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arti kosovar vjen në Tiranë

Kater artiste te rinj kosovare sjellin konceptimet dhe ngacmimet e tyre artistike ne nje ekspozite te celur ne ambjentet e muzet kombetar ne Tirane. Armand Fazliu dhe Migjen Limani me grafika dhe Venhar Sadiku dhe Armend Rushiti ne pikture e bejne publikun te ndalet para krijimeve te tyre. Te katert studente ne fakultetin e arteve figurative te prishtines ata jane nje panorame e fresket e ethes krijuese ne artin e Kosoves.

Teksa Migjen Limani me ciklin e grafikave ne tekniken e monotipise flet me nje gjuhe figurative te vecante qe shkrihet dhe vishet me tonalitetet te ftohta...grafikat e Armend Fazliut flasin me gjuhen e paster qe shtrjellon peisazhin modenr dhe kompozicione te cilat flasin me nje game te pasur qe deshmon nje origjinalitet krijues qe premton. Ndersa pikturat e Venhar Sadikut ne tekniken arkrilik ne pelhure na sjell motivet e qyteteve diku te humbura ne kujtesen e krijuesit me pamjet e eksterierit te shkrire me bojerat e qiellit mbi qytet flasin per mjeshtreine e paletes se perpunuar me te cilen vishen edhe njerezit e nje kohe te caktuar.

Ndryshe na paraqitet Armend Rushiti tek veprat e te cilit verehet nostalgjia per kohen e ikur se bashku me intimet e ambientit te ngrohte e familjar. Keto vepra ne tekniken ne vaj ne pelhure, paraqesin tablo te mbushura plote atmosfere jete me arome molle dhe kafeje e cila ne vetvete ngerthen simboliken e mikpritjes dhe tradites shqiptare.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›