Gibson, ish bashkeshortja: Nuk jep para për vajzën

“Nuk po më jep asnjë kacidhe”. Denoncimin e bën ish bashkëshortja e aktorit Mel Ginson, e cila thotë se ai nuk e ndihmon ekonomikisht të bijën.
Oksana Grigorieva dhe Mel Gibson nisën një betejë të vërtetë pas divorcit për shkak të vajzës 7 muajshe, kujdestarinë e së cilës e mori mamaja.
Grigorieva e akuzonte aktorin për dhunë fizike, ndërsa tani shton se atij nuk i shkon në mendje që ka një vajzë të mitur për të cilën nuk jep asnjë të hollë. Nga ana tjetër, Gibson ka marrë një mandat për ta mbajtur larg vetes.