Arti ne Moske udheton me metro
Arti nuk jeton vetëm në muze, por prej vitesh tashmë, në Moskë ai udhëton në metro. Të gjithë ata që udhëtojnë me metro mund të admirojnë riprodhime të veprave më të famshme të artit që janë në muze. Treni quhet “Treni i ngjyrave” dhe prej pak kohësh ka rinovuar koleksionin e tij, si ndodh cdo vit në muajin maj që nga viti 2007. Janë rreth 30 veprat e artit që ekspozohen, falë dhe idesë së një piktori rus që ka gjetur mbështetjen e muzeve më të rëndësishëm në vend.