Hapet atelieja e Teatrit Kombetar

Një magazinë në cepin e një pylli ku përjetojnë fundin e botës katër
personazhe. Para se të vijnë te fundi, ata ia bëjnë të gjatë rrugën njëri-tjetrit.
Atelieja e Teatrit Kombëtar si rrallë herë është hapur për performancën e një trupe të rinjsh që nën drejtimin e Qëndrim Rijanit nga Maqedonia luajnë mbrëmjen e martë e të mërkurë një tekst tragjik postmodern “Ne vijmë për ajër” i autorit amerikan Skot Omur.
Kjo që po vuan është zonja Uormud – alias krimbi i durit. E kanë kapur dhimbjet e lindjes, së një keku mirëbërës për harmoninë kozmike. Zonja Uormud pretendon lart dhe egër si grua e shtypur dhe e dhunuar.
Motrat Melodi dhe Laurel kanë secila nga një monolog për të thënë. Melodi jeton me kujtimin e babait që i braktisi duke u vetëvrarë.
Laurel thërret të ëmën e mbyllur në psikiatri. Kujtimi i saj është vizion në formën e një maske të bardhë kineze që nuk dëgjon dhe as transmeton gjë.
Kohen djali me pamjen e pafajshme të ëngjëllit, hyn me muzikë në magazinë dhe helmon ç’gjen brenda me një bombolë gazi.
Personazhet e Omurit nuk komunikojnë mes tyre, por si siamezët, çdo përpjekje për frymëmarrje normale e njërit nuk ndodh pa mundimin e tjetrit. Sa më e madhe të jetë përpjekja për shpëtim e njërit aq më të pakapërcyeshme i bën pengesat tjetri.
Skena dhe kostumet e Teuta Resulit duhet t’i përgjigjen provokimeve dhe pasojave të dhunës, spazmave, konvulsioneve, gulçeve, vrullit. Grupi realizues ka paralajmëruar publikun e ndjeshëm ndaj skenave të dhunës.
Pjesa e Skot Omurit me titull “Gjëagjëzat kastrofike të dashurisë në hapësirën kozmike” është vënë në skenë për herë të parë më 1994. E përkthyer nga aktorja Klodiana Keco, mban titullin “Ne vijmë për ajër”, siç e quan Qëndrim Rijani cilindo grupim të ri pranë ideve të tij për një teatër që vjen nga laboratori me aktorin.