Artistët dhurojnë gjak, për të shpëtuar jetë njerëzish
Kush thotë që artistët nuk përfshihen në jetën sociale?
Stafi i artistëve të Teatrit Kombëtar, vullnetarisht kanë dhuruar gjak, për t`u ardhur në ndihmë personave në nevojë. Dhurimi nga artistët është bërë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku Kryqi i Kuq ka ngritur disa çadra për të bërë dhurimin. Artistët tregojnë se nuk ka gjë më të mirë se sa të dhurosh gjak për të shpëtuar jetë njerëzish.
Ndërkohë sekretarja e dëges së Kryqit të Kuq per degen e Tiranës Angjelina Polluqi thotë se ka një rritje të numrit të dhuruesve të gjakut dhe kjo për shkak të fushatave ndërgjegjësuese.
Sipas Polluqit, që prej janarit deri ne keto momente janë rreth 10.350 dhurues gjaku. Vetem dje qe ishte dhe dita ndërkombëtare e dhurimit të gjakut kanë dhuruar rreth 100 persona. Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut ka filluar në 1 qershor dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.