Artistet e rinj, ne gare per projektet
Anisa Ymeri
Hapet "portofoli" per artistet e rinj. U premtua se do te shnderrohej ne nje tradite, e keshtu, dje ne Ministrine e Kultures u shpall Fondi Publik per Artistet e Rinj, qe kap shifren totale te me se 13 milione lekeve te rinj. Nese vitin e shkuar, fondi i te rinjve perfshiu vetem Teatrin Kombetar dhe Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit, sivjet eshte shtrire edhe me gjere. Kete e ka bere me dije paraditen e djeshme ministri Ylli Pango, duke treguar se kete vit projekti perfshin edhe Ansamblin Popullor, Galerine Kombetare te Arteve dhe Qendren Kombetare te Kultures per Femije.
Sikunder vitin e shkuar, edhe sivjet do te jete mbajtja e Festivalit Teatror te te Rinjve finalizimi i ketij projekti. E keshtu, te gjithe artistet e rinj, jo vetem regjisore, aktore, kostumografe e skenografe, per te vijuar mandej edhe me kengetare e balerine apo edhe aktoret e vegjel.
Sa i takon Teatrit Kombetar, projekti do te nise qe kete muaj per te vijuar deri ne dhjetor te vitit 2008 dhe do te finalizohet, si edhe vitin e kaluar, me festivalin, ku do te shpallen edhe cmimet. Regjia me e mire, aktori me i mire dhe skenografia me e mire qe do te perzgjidhen nga nje juri profesionistesh te teatrit. Numri i artisteve te rinj, qe do te perfshihen ne kete projekt pritet te jete mbi 35 ne specialitete te ndryshme. E gjithcka do te realizohet brenda fondit prej 5 milione lekesh per teatrin.
Per te dytin vit, ky fond po shkon edhe per artistet e rinj, qe duan te jene pjese e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit e Ansamblit Popullor. Qellimi i mirespecifikuar edhe ne kushtet e ministrise eshte: "Krijimi i nje perspektive per te ardhmen e artisteve te rinj qe pas studimeve aspirojne karrieren muzikore me te gjitha variabilitetet e saj (vokale, koreografike, instrumentale) eshte pjese e miremenaxhimit te kultures ne Shqiperi". Kjo eshte nje gare, e si e tillen ne saje te nje audicioni qe pritet te mbahet ne nje periudhe me te vone, kur te jene mirepercaktuar kriteret e pjesemarrjes ne te. E do te jene vetem 14 artiste te rinj, qe do te kene mundesine te jene pjese e trupave artistike te TKOBAP ne shfaqjet e tyre pergjate vitit.
Per te vleresuar artistet e rinj, pjesemarres ne audicion do te ngrihet nje komision i perbere nga 7 persona, kryesisht profesioniste te fushes, ndersa edhe MTKRS-ja do te kete perfaqesuesin e saj. Ky projekt kap shifren e 4,9 milione lekeve.
Por kjo eshte vetem faza e pare, ajo e shpalljes se ketyre projekteve, pasi do te jene institucionet qe do te shpallin kriteret dhe me pas artistet fitues. Ndersa rezultatet do te mund te shihen vetem pas perfundimit te ketyre projekteve.
Fondi i te rinjve dhe ne galeri
Per Galerine Kombetare te Arteve, fondi eshte pagezuar "Artistet Emergjente". Jane akorduar vetem 6 milione leke te vjetra per kete projekt nga ministria. Prej me se 2 vjetesh, Galeria Kombetare e Arteve po ndjek nje politike arti aktive ne skenen nderkombetare te artit bashkekohor. Qellimi i se ciles eshte promovimi i vazhdueshem i artisteve te rinj dhe kuratoreve edhe pertej Shqiperise, ne skenat e rendesishme te artit sot ne bote. Perfshirja e artisteve te rinj eshte nje faktor shume i rendesishem ne suksesin e aktiviteteve te ndryshme. Sic edhe ne Teatrin Kombetar e ate te Operes, edhe artistet e rinj, qe do te perfitojne nga ky projekt, do te kalojne ne filtrat e nje jurie, e cila do te jete e perbere jo vetem prej kuratoresh e artistesh shqiptare, por edhe atyre te huaj. Si periudhe e zhvillimit te ketij projekti do te jete prill-dhjetor 2008 dhe per secilin nga artistet e perzgjedhur, do te krijohen kushtet e pershtatshme per punen e tyre.
Nje studio per aktoret e vegjel
Per te paren here ne Fondin Publik per Artistet e Rinj eshte perfshire edhe Qendra Kombetare e Kultures per Femije. Nje studio per aktoret e rinj se ciles i jane akorduar gati 2,8 milione leke. "Studio e Re" eshte nje nisme e marre nga QKKF dhe Teatri i Kukullave me qellimin te mundesoje edukimin e nje brez te ri aktoresh te Teatrit te Kukullave dhe atij per te rinj". Kjo nisme tenton te mbylle boshllekun didaktik e institucional te krijuar prej vitesh nga mungesa e nje seksioni te tille ne Akademine e Arteve, apo alternativave te tjera te instruktimit te ketij zhanri. Ne kete projekt, kerkohet qe te perfshihen 11 artiste qe do te jene 2 regjisore, 7 aktore dhe 2 artiste muzikante. Nderkohe do te jene ekspertet e huaj qe do te japin eork-shope). Pritet te jene 3 premiera teatri per femije dhe teater kukullash qe do te vijojne te shfaqen jo vetem ne Tirane, por edhe ne teatrot e rretheve.
Fondi Publik per Artistet e Rinj
Teatri Kombetar - 5 milione leke
Teatri Kombetar i Operes - 4,9 milione leke
Qendra Kombetare e Femijeve - 2,8 milione leke
Galeria Kombetare e Arteve - 600 mije leke