E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton decentralizimi, bashkite me pak taksa

Bashkite dhe komunat nuk po mund te mbledhin tatimet dhe taksat sipas parashikimeve, madje po shenojne renie progresive nga viti ne vit, tha dje ministri i Financave, Ridvan Bode. Niveli i te ardhurave nga pushteti lokal, rezultoi 2,4 miliarde leke ne tremujorin e pare te 2008, nderkohe qe ne te njejten periudhe te vitit 2007 ka qene 2,7 miliarde leke, ne tremujorin e pare te 2006-es ka qene 3 miliarde leke dhe ne tremujorin e pare te 2005 ka qene 3,4 miliard leke. "Renia e performances ne arketimin e kesaj takse sigurisht qe perben nje problematike", tha Bode. Sipas tij, kjo nuk lidhet me riskun qe sjell mosrealizimi i te ardhurave nga pushteti lokal per buxhetin e shtetit, pasi risku eshte zero. Por vete bashkite kufizohen per te bere shpenzime ne perputhje me nivelin e te ardhurave te tyre dhe keshtu ulet mundesia per te shpenzuar me shume ekonomia shqiptare dhe per te kryer me shume funksione te pavarura pushteti vendor. Edhe pse gjate kesaj periudhe numri i bizneseve te regjistruara te raportuara nga pushteti vendor, ka ardhur ne rritje, niveli i arketimeve nga taksat vendore po vjen gjithnje e me shume ne zbritje. Ministri Bode beri te ditur dje se nje numer i madh bashkish te nivelit te pare, te cilat performojne dobet dhe te cilat zene peshen kryesore ne nivelin e taksave vendore. "I kemi kerkuar Shoqates se Bashkive dhe Komunave edhe me perpara, per te analizuar dhe per te marre masat e nevojshme ne permiresimin e administrimit fiskal. Se ne qofte se kemi nje rritje prej rreth 17% te te ardhurave ne tre vite, ne buxhetin qendror, kemi nje pakesim prej rreth 35% te te ardhurave nga pushteti vendor", theksoi Bode. Nga ana tjeter, Ministria e Financave eshte duke diskutuar per t'u deleguar bashkive, me kerkesen e tyre, edhe nje sere taksash te tjera, te cilat sot konsiderohen si taksa nacionale per t'i transferuar ne formen e tarifave dhe per te pakesuar numrin e taksave qe administron Ministria e Financave permes administrates fiskale. "Por ky nivel i deformimit te tyre ne mbledhjen e te ardhurave, sigurisht qe ve ne dyshim angazhimet e tyre dhe programet e investimeve publike te rene dakord sipas programit te zhvillimit qe ka vendi", tha Bode.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›