Artistët kundër duhanit

Performanca e artistëve gjilanas e bërë tek qendra tregtare “Viva Fresh”, ishte me shije të hollë e që shpejtë u kap nga të pranishmit të cilët, në njëfarë mënyrë edhe u bënë pjesë aktive e kësaj performance, pasi ajo kishte edhe pjesët komunikuese me publikun siç ishin disa lojëra zbavitëse, si ajo me thënien më kreative në kategoritë përkatëse kundër duhanit, ku si shpërblim fitohej një bluze me një vizatim po me motive kundër duhanit.
Pastaj njëri prej anëtarëve të grupit, kishte vizatuar një cigare e cila duhej fshirë dhe si shpërblim fitohej një top.
Vizatim ky me ngjyrë permanente, por që për qëllim kishte të përcillte mesazhin se duhani megjithatë le pasoja, andaj shumë ma mirë është t’i thuhet “Jo faleminderit nuk t’du”.
Përndryshe, aktori Avni Shkodra, në emër të Grupit “Varg e Vi”, tha se kjo është performanca e tretë e këtij grupi artistësh, dhe se kjo është një mënyrë e artistëve për t’u thënë të gjithëve se prej duhanit nuk ka hajr, andaj edhe moto e kësaj performance ka qenë ““Duhan m’vjen keq! s”muj’.