“Artistët për gratë”, Ekspozitë në Sarandë. 100 artistë me 100 vepra kundër dhunës ndaj gruas

Saranda bën bashkë në ekspozitë 100 artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse. 100 veprat e ekspozuara, në gjininë e pikturës, grafikës e skulpturës, në qendër kanë figurën e gruas. Ato përcjellin një mesazh: “Stop dhunës ndaj vajzave e grave!”. Ekspozita vjen dhe në 100 vjetorin e Bashkisë së Sarandës. Ekspozita e çelur në mjediset e galerisë “Art Saranda” do të jetë e hapur për vizitorët deri në muajin maj.