E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tepelenë, bashkia investon për ndriçimin e të gjithë fshatrave

Vazhdon puna për ndriçimin e të gjithë fshatrave të Bashkisë Tepelenë. Në Njësinë Administrative Qendër Bashkia Tepelenë nga 14 fshatra, ndriçimi është realizuar në 10 prej tyre. Për të realizuar këtë projekt është bashkëpunuar me kryesinë e fshatrave për të qënë sa më funksional. Shtrirja hapsinore e rrugëve të brendshme është13 km, ndërsa  investimi ka filluar prej muajit tetor 2019 dhe është ndarë në dy faza zhvillimore.

“Bashkia Tepelenë po investon për ndriçimin e rrugëve të brendshme të fshatrave. Aktualisht po punohet në Njësinë Administrative Qendër ku ka përfunduar në 10 fshatra si Kodër, Beçisht, Peshtan, Luzat, Veliqot, Dulaj, Kordhaj, Dragot, Lekël Hormovë ndërkohë që pjesërisht është realizuar dhe në njësitë Kurvelesh dhe Lopëz. Nuk është një premtim, por detyrimi yni ndaj komunitetit të këtyre zonave. Fundi i muajit Mars do t’i gjejë të gjithë fshatrat e Tepelenës  të ndriçuar.”- thotë kryetari i Njësisë Administrative Qendër Tepelenë, Leonidha Shumeli.

Kjo është ndërhyrja e parë që zhvillohet në Njësitë Administrative duke i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi të hershëm për banorët.

“Më në fund shohim dritë, se ishte errësirë gjithandej. Tani lëvizim pa frikë edhe në mbrëmje.”

“E falënderoj bashkinë që punon për të na ofruar kushte të mira jetese. Ndriçimi sikur na ka dhënë jetë.”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›