E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët shqiptarë ekspozojnë në Milano

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, më 4 dhjetor (sot), Fondacioni Ibrahim Kodra prezanton në Milano ekspozitën kolektive “Unë kërkoj larg në Horizont”, të kuruar nga Fani Zguro.

Në ekspozitë marrin pjesë artistët Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjokaj, Anri Sala, Adrian Paci, Dalip Kryeziu dhe Eltjon Valle. Ndryshe, ekspozita kolektive përmban prezantime mediumesh të ndryshme, si pikturë, skulpturë, fotografi, e video-art.

Duke bërë një seleksionim të qëllimshëm, kuratori, Fani Zguro, prezanton artistët shqiptarë emrat e të cilëve i bashkëngjiten shtëpisë së legjendës, Ibrahim Kodra, që i mirëpret.

Ekspozita kolektive e artistëve shqiptarë në Milano do të jetë e hapur deri më 10 janar 2013.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›