E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët votuan

Artistët flasin e angazhohen në fushatat elektorale për të sfiduar karakterin opozitar dhe angazhimi i tyre në politikë është i dukshëm. Këtë e vërteton jo vetëm pjesëmarrja e tyre nëpër mitingjet e partive kryesore, por dhe imazhi i tyre në spotet publicitare.

Emra të njohur për publikun tashmë kanë deklaruar haptazi votën e tyre. Një zgjedhje kjo e bërë nga vetë artistët me qëllimin që duhet t'i shërbejnë vendit në të gjitha format. Ndryshe nga aktorët, shkrimtarët, këngëtarët e rinj kanë qenë pjesë e fushatës elektorale, për shembull Partinë Demokratike e shoqërojnë nëpër fushata Vedat Ademi, Vesa Luma, Renis Gjoka etj.

Kurse artistët që mbështesin Partinë Socilasite janë disa emrat të njohur të Shqiperisë si violinisti Tedi Papavrami, artistët e arteve bashkëkohore Anri Sala dhe Artan Shabani, tenori Agim Hushi, regjisori Hervin Çuli etj.

Kineasti Kolec Traboini është një ndër të paktët artistë, i cili ka bërë një kërkesë publike të gjithë krijuesve që të flasin dhe të angazhohen “Shkrimtarët e artistët janë shpirti i kombeve të veta e ky shpirt e kjo zemër e tyre nuk mund të jetë e ftohtë, e akullt, e ngrirë, indiferente për fatet e popullit të vet”.

Një postim në Facebook, i bërë nga shkrimtari Agron Tufa, në të cilën shpjegonte se çdo të thotë të jesh i djathtë ka ngjallur debat mes shkrimtarëve, gazetarëve dhe artistëve. Sipas Tufës, të jesh i djathtë do të thotë të pranosh se ka një Zot, se ai është krijuesi i gjithçkaje dhe i njeriut, që ai e ka krijuar edhe majmunin, përfshij dhe atë majmun, që do farë e njohin për Stërgjysh... “Të jesh i djathtë do të thotë, që higjiena e ndërgjegjes tënde nuk mundet të jetë aq e ndotur, sa të të shtyjë të votosh për Partinë Socialiste apo LSI” shkruan Tufa.

Poetët, shkrimtarët dhe gazetarët fill pas këtij postimi nëpërmjet komenteve të bëra e konsideruan këtë “mesash”, një mesazh dashakeqës dhe përçarës mes njerëzve, shkruan ''Shekulli''.Poeti Aqif Hysa shkruan se që një shkrimtar ose poet që të mos paragjykohet, nuk duhet të paragjykojë./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›