E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Elsa Lila votoi Rilindjen"

"Elsa Lila votoi Rilindjen". Të paktën kështu shprehet kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama sot në Facebook, duke postuar një foto me këngëtaren e njohur shqiptare që prej vitesh jeton në Itali.

“Me Elsën, yllin e pashuajtshëm që sot erdhi për të votuar Rilindjen”, citon BW tekstin q` Rama ka vene me foton ku ka pozuar së bashku me artisten.

Në fakt, Elsa Lila njihet për mbështetjen që i ka dhënë kreut të opozitës shqiptare,  Rama. Ajo mori pjesë dhe në grevën e urisë me çadra që opozita bëri për javë të tëra para kryeministrisë në Tiranë, në shenjë proteste për rezultatin e zgjedhjeve vendore të vitit 2011 në Shqipëri. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›