E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artisti Agim Musabelliu cel ekspoziten vetjake Retrospektive

Piktori Agim Musabelliu vjen për herë të parë për artdashësit e kryeqytetit me ekspozitën personale, "Retrospektivë". 90 tablo të përmasave të ndryshme, të cilat janë një punë disavjeçare e tij, u prezantuan para publikut, në Muzeun HistoriK kombëtar. Autori ka lërvruar pjesën më të madhe të gjinive të artit figurativ, ku gjejmë peisazhet, vizatimet, po pjesën më të madhe e zënë portretet, por nuk mungojnë edhe autoportretet.
Disa tablo autori ia ka dedikuar edhe qytetit të tij të lindjes, Beratit. Punimet e tij në të shumtën e tyre janë të realizuara me karbon, vaj, dhe akrilik. Agim Musabelliu, është autor i disa ekspozitave personale dhe të përbashkëta.
Artisti ka fituar disa çmime në pikturë, ka celur ekspozita në Berat, në Athinë, e rrethe të tjera të vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›