Drejtoret e shkollave me konkurs
Drejtorët e shkollave do të jenë më të emëruar, por duhet ta fitojnë këtë vend pune me konkurs. Gjatë viteve të fundit janë identifikuar qartë pikat e forta e të dobëta dhe sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës drejtuesi i institucionit duhet të ngrihet profesionalisht në nivelin e ekspertit të menaxhimit. Prandaj sipas rregullores së re kandidatët që aspirojnë të kryejnë këtë detyrë duhet të sigurojnë certifikatën e drejtuesit nëpërmjet trajnimeve sipas një programi të përcaktuar me asistencën e ekspertëve të Këshillit të Europës e një provimi perfundimtar mbi këtë program që do të zhvillohet vetëm nga agjenci trajnuese apo universitetete të cilat janë akredituar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve të Trajnimit që është ngritur me urdhër të Ministrit të Arsimit. Ndërkohë që kriteret e reja për drejtuesit e shkollave përcaktojnë gjithashtu që kandidati të ketë njohuri themelore nga ligje të rëndësishme të vendit. Këto Ministria e Arsimit i ka miratuar në “Programin e zhvillimit profesional për kualifikimin e drejtorëve të institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar”, ku përcaktohen edhe standardet që duhet të plotësohen për t’u certifikuar.