Artisti Heston Francis hedh ne treg albumin Warm human Cold world
Kengetari dhe kitarristi Heston Francis i njohur thjesht si Heston sjell tingujt e Karaibeve ne albumin e tij te fundit me titull Warm human cold world. Ky album mbeshtet ne pervojat pesonale te vete autorit.
Kontakti i pare i Hestonit me boten e muzikes ishte permes nje radioje qe trasmetonte ne gjuhen e tij. Ai thote se ai kishte nje vleresim shume te madh per kenget dhe te shkruarin e kengeve mbasi per vite me rradhe degjoi ne ishullin e Republikes Domenikane radion e vetme qe transmetonte atje.
Atje ishte stacioni DBS i cili ishte stacioni i vetem radiofonik. Tani ka edhe disa te tjere. Ne nuk kishim shume mundesi zgjedhjeje per te degjuar nje stacion qe kishte vetem muzike jazz apo rrok. Ne kete stacion transmetoheshin qe nga Barbara Streisend deri tek Barry Gib Bee Gees dhe Paul McCartney.
lt--AV--gt
Une jam shume i hapur perballe muzikes. Psh nje influence te madhe tek une ka edhe nje i ri si John Mayer. Mendoj se ai eshte shume pasionant me muziken e tij. Ka shume hapesire ne muziken e tij dhe une e vleresoj kete.
Heston erdhi ne Shtetet Bashkuara kur ishte 10 vjec dhe u sistemua ne Atlanta te Xhorxhias. Ai ishte tek te njezeta kur nisi te interpretoje si solist dhe si nje muzikant i vetmesuar i cili thote se te shkruaje kenge eshte dicka qe i vjen natyrshem.
Gjithcka qe kam shkruar vjen nga pervojat e jetes osse dicka qe e kam kaluar apo kam qene prane saj. Jam me fat qe kam mundesin ti hedh ne leter keto pervoja. Ato jane historite e mia.
Tema kryesore qe pershkon albumin Warm human cold world eshte qe dashuria pushton gjithcka.
Ky album bazohet tek nje marrdhenie qe kam perjetuar e cila ishte e mrekullueshme shpesh here por edhe e veshtire. Por kjo marredhenie me mesoi se eshte me e vlefshme te njohesh jeten me dike tjeter se sa vetem. Mendoj se kjo bote eshte e ftohte nje xhungel e vertete. Mendoj se esthe me e lehte qe ta njohesh kete bote me dike qe te do.
Ne janar Heston dhe grupi i tij dhane shfaqe ne teatrin Apollo te Nju Jorkut. Ai ishte edhe ne Uashington ku dha dy koncerte ne Blues Alley.