Mit Romni fiton ne shtetin e Uashingtonit ne prag te super te martes

Ish guvernatori i shtetit Masacusets Mit Romni fitoi lehtesisht ne zgjedhjet paraprake ne shtetin e Uashingtonit.
Nderkohe qe ishin numeruar dje shumica e votave zoti Romni kishte fituar 37 perqind. Kongresmeni nga Teksasi Ron Pol 25 perqind dhe ish senatori Rik Santorum 24 perqind ndersa ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Nju Gingri i katerti me diference te ndjeshme votash.
Votimet ne Uashington i paraprine te ashtuquajtures Super e marta kur votohet ne 10 shtete qe qe do te percaktoje se kush do te perballet me Presidentin demokrat Barak Obama ne zgjedhjet e muajit nentor.
Ne sondazhin me te fundit kombetar te republikaneve Romni ka 35 perqind mbeshtetje ndersa ish senatori Rik Santorum 24 perqind. Kandidatet e tjere Gingric dhe Poll pasojne me 15 dhe 11 perqind respektivisht.