Artisti amerikan ligjëron në Prizren

Në kuadër të programit të sponsorizuar nga Ambasada e SHBA, për theksimin e rolit që arti mund të ketë për lidhjen e bashkësive të ndryshme, në Kosovë këtë javë po qëndron artisti amerikan, William Cochran.
Të martën (sot), ai do të mbajë një prezantim në Prizren, për artin publik dhe lidhjen e bashkësive përmes artit. Prezantimi mbahet në Kinemanë Europiane, nga ora 15.
Veç prezantimit, do të shfaqet edhe dokumentari “Community Bridge” (Ura mes Bashkësive), pas të cilit do diskutohet me të pranishmit lidhur me temën.