Synon të luajë jashtë Finlandës

“Vitet po shkojnë dhe pjesa tjetër e botës është vendi ku dua të shkoj. Pra, dua të luaj në një ekip të një lige më të fortë evropiane. Edhe pse ende nuk e kam zgjedhur ndonjë drejtim të saktë”, ka thënë sulmuesi shqiptar për ueb faqen finlandeze iltalehti.fi.
Sadik dëshironte të lëvizte drejt Maccabi Haifas në janarin e këtij viti, por oferta nuk e kishte kënaqur sa duhet për Helsinkin. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që fundja të qëndrojë edhe në Finlandë. “Edhe në Helsinki ndihem mirë. Ky është një vend ku e kam gjetur veten”, shtoi ai.
Sadik e pranon se nuk ndihet njëjtë sikur para lëndimit, por thotë se dita-ditës po e rikthen formën më të mirë. Ashtu siç pritej, futbollisti shqiptar nga Maqedonia është kontestuar nga tifozët e ish ekipit të tij Lahti.
Mirëpo, përfaqësuesi finlandez thotë se e kishte pritur një gjë të tillë dhe se nuk brengoset shumë për këtë fakt. Përpos Helsinkit, shkupjani ka luajtur edhe në KuPS, Lahti, Arminia Bielefeld e Zulte Waregem.