E Diel, 1 Nëntor 2026

Artisti i ri Kip Moore hedh ne treg albumin e pare

Albumi i kengetari te ri Kip Moore ka shkrire muziken tradicionale kantri me muziken rrok. Albumi i tij me titull Up all the night eshte nder me te pelqyerit per momentin ndersa ka marre vleresime shume te mira nga kritika dhe nga adhuruesit e artistit te ri.

Albumi i pare i Kip Moorit me titull Up all Night  ka risjelle lavdine e muzikes se Georgias per shume kritike te muzikes. Chet Flippo i cili shkruan ne faqen e internetit te televizionit te muzikes kantri thoteNuk kam degjuar nje interpretim kaq imponues dhe terheqes qe nga koha e kengetarit  Jamey Johnson.

lt--AV--gt

Historiani dhe gazetari  Robert K. Oermann i cili ka shkruar per revisten Music Row tha se Per vite me rradhe kam kerkuar per nje lidhje mes muzikes rrok dhe asaj kantri. Mendoj se e kam degjuar kete vit. Emri i ketij muzikanti qe e percjell kete muzike eshte Kip Moore. Ai ka  nje tingull te guximshem e te zjarrte ne zerin e tij. Tekstet e kengeve te tij jane te drejtperdrejta. Mendoj se ai mund te jete nje Springstreen ende i paperpunuar.

Kip Moore shkroi dhe ka bashkepunuar ne krijimin e 11 kengeve te albumit te tij me titull Up all night. Temat me te zakonshme te kengeve jane nga pervojat e kengetarit te ri. Kip na thote se cfare ai do te qe arrije me albumin e tij te pare.

Dua te krijoje adhuruesit e mi besnike. Une dua qe permes nje albumi te flas te bashkebisedoj me ata qe e degjojne ate ashtu sikurse flasim normalisht mes nesh. Kur isha me i ri une degjoja muzike e albume te tilla si Bruce Springstreen Bob Segers apo Jackson Brownes. Kjo eshte arritja me e madhe te bej njerezit qe te lidhen emocionalisht mbas nje kenge dhe kjo krijon ata qe quhen adhuruesit besnike.

Muzika nuk ishte pasioni i pare per Kipin. Fillimisht ai ishte pjestar i skuadres se basketbollit ne shkollen e tij ne Alabama. Me pas fitoi te drejten qe te luante golf per nje tjeter universitet po ne Georgia. Por ai thote se muzika ka qene gjithmone ne mendjen e tij. Mbasi kaloi disa muaj me miqte e tij ne Havai Kip u kthye ne Nashville ne vitin 2004. Mbasi u kthye ne qytetin e tij  producenti Brett James firomosi nje marreveshje me te  e cila coi ne nje kontrate me kompanine MCA Records.

Fillimisht ata nxoren kengen Somethingbout a truck e cila ishte kenga qe parapriu albumin Up all night. Kip thote se kjo eshte kenga me autobiografike e albumit. Kjo kenge ka shenuar rreth 500 mije kopje te shitura ndersa videoklipi i saj ka shenuar rreth 6 milion shikues ne You Tube.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›