Ngrohja e oqeanit shpejton shkrirjen e Antarktides

Antarktida kontinenti ne polin jugor te Tokes eshte e mbuluar me nje shtrese akulli mesatarisht me shume se dy kilometra te trashe. Kjo shtrese masive akulli mban 70 per qind te ujit te fresket te Tokes. Por vitet e fundit ndryshimi i klimes ka filluar te tkurre shtresat e akullit te Antarktides - skajet e akullit qe shtrihen deri mbi det. Sic njofton korrespondentja e Zerit te Amerikes Rosanne Skirble nje studim i ri thote se akulli eshte duke u shkrire jo nga nje atmosfere me e ngrohte nga lart por nga ujerat e ngrohta poshte
Hamish Pritchard eshte nje studiues i akullnajavet me grupin British Antarctic Survey. Ne vitin 1993 dhe perseri ne vitin 2003 ai ka verejtur renien e dy shtresave te akullit ne Gadishullin Antarktik. Ai thote se akullnajat qe i kishin rezistuar shkrirjes po bien me shpejtesi dhe po derdhen gjashte here me shpejt se sa shpejtesia normale ne Oqeanin Jugor.
Donim te kuptonim cfare e shkaktonte nje gje te tille.
Pritchard eshte autori kryesor i nje studimi te ri ne revisten Nature. Ekipi i tij kerkimor perdori instrumente satelitore me lazer per te matur ndryshimet ne shtresat e akullit te Antarktides mes viteve 2003 dhe 2008.
Ajo qe mundem te shohim eshte se ka pasur nje model te vecante per faktin se shtresat e akullit poshte po shkrinin me me shpejtesi vecanerisht ato qe jane ne pjesen perendimore te Anktarktides.
Studimet e meparshme ne kerkim te shkaqeve per shkrirjen e shtresave te akullta kishin perjashtuar pakesimin e renies se debores ose ndonje ngadalesim ne levizjen e akullnajave drejt detit. Pritchard thote se te dhenat e reja tregojne per nje proces qe ata e quajne shkrirja bazore uji i ngrohte i oqeanit ngroh shtresat e poshtme te akullit.
Pritchard thote se ererat e forta te perendimit ne Oqeanin Jugor shtyjne rrymat e ngrohta me ne brendesi te shtresave te akullit ne brigjet e Antarktides.
Kjo na tregon se shtresat e akullit mund te jete shume te ndjeshme ndaj ndryshimeve mjaft delikate te klimes si lloji i rrymave atmosferike qe ne nuk e kishte vleresuar plotesisht me pare.
Jan Gunnar Winther eshte drejtor i Institutit norvegjez Polar. Ai thote se studimi ofron nje pasqyre te rendesishem se si ndryshimi i klimes shkakton shkrirjen e shtresave te akullit duke ndikuar ne nivelet globale te detit.
Ne shume vende neper bote ne shumicen e vendeve ku ka akullnaja dhe ne Grenlande ne pjese te Antarktikes jo ne te gjitha Antarktiken shkrirja po rrit nivelin global te detit. Ky mund te jete shpjegimi me i rendesishem i rritjes se nivelit te deteve.
Winther thote se emetimet e karburantit fosil nga djegiet ne impiantet tona te energjise makinat dhe ndertesat vazhdojne te clirojne gaze ne atmosfere. Si zoti Prichard dhe koleget e tij theksojne ne studimin e tyre se keto prirje po shkaktojne ndryshimet aktuale qe po pershpejtojne shkrirjen dhe hollimin e akullit te Antarktikes. Kjo dinamike duket te jete e qendrueshme paralajmerojne studiuesit duke arritur ne perfundimin se kjo mund te kete shkaktuar tashme nje periudhe te paqendrueshme per mekembjen e akullnajave ne Ankarktiden perendimore.