Artizanet mirditore, zbukurimet në veshje që përcjellin vlerat historike

Punimet artizanale vlerësohen si një pasuri e çmuar dhe që tregojnë më shumë për kulturën dhe identitetin e një vendi. Vitet e fundit kjo traditë është rikthyer e fortë edhe në brezat e rinj që po mundohen ta ruajnë atë, përmes formave të saj të ndryshme ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të renë. Drane Fizi vjen nga Mirdita, duart e saj të arta punojnë pa u ndalur prej 30 vitesh kostume për burra e gra, si dhe aksesorë me motive tradicionale të zonës.
“Mbasi erdhi demokracia nuk gjeta pune tjetër dhe fillova te beje rrobat, nje here bëra nje kukull, pastaj rroba dhe tani kam 120 veshje. Xhupi mirditor, per nga rëndësia eshte baraz me xhubletën shkodrane”, tha Drane Fizi.
Mes shumë punimeve veçon xhupin e Mirditës për nga vlera historike si dhe zbukurimet që bartë ai por puna për realizimin e tij kërkon veç pasionit, kohë dhe durim.
Ndërsa për Adelinën, artizanen tjetër mirditore, riciklimi dhe puna me të mbetet pjesa e preferuar e saj në këtë fushë. Pasioni i saj i vjen në ndihmë një kauze me rëndësi siç është mbrojtja e mjedisit ndërsa të huajt i duan më shumë punimet e saj.
Artizanet mirditorë vazhdojnë ta ruajnë fort traditën e kostumeve të punuara me dorë duke ia përcjellë edhe brezit të ri mjeshtërinë e tyre shekullore të qëndisjes tradicionale.
Gazetare: H. Dyrmishi
/RTSH/