E Martë, 3 Nëntor 2026

Bruno Fernandes i rikthen buzëqeshjen Mançester Junajtid

Java e 11-të e Premier League është hapur me fitoren në limite të Manchester United në fushën e Fulham, 1-0. Vjen kështu reagimi i “Djajve të Kuq” pas një jave të vështirë, me humbje dhe shumë polemika.

Një ndeshje me pak emocione në “Craven Cottage”, ku skuadra e Ten Hag duhej të reagonte pas humbjeve, 3-0 në derbin me City-n dhe 3-0 përballë Newcastle në Carabao Cup. United arriti të zhbllokojë sfidën që në minutën e 8-të me anë të McTominay, por VAR prish festën për një pozicion jashtë loje.

Djajtë u shfaqën më kërkues gjatë gjithë lojës, por dhe Fulham nga ana tjetër ishte i rrezikshëm në kundërsulm. Në dy moment, Onana arriti të shpëtojë skuadrën përballë Wilson dhe Palhinha. Atëherë kur mendohej se sfida do mbyllej me rrjeta të paprekura, është Bruno Fernades që përfiton dhe shënon golin me vlerën e tri pikëve në minutën e 91-të. Junajtid rikthehet kështu tek fitorja dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›