E Diel, 1 Nëntor 2026

Artriti psoriatik, sëmundje që prek kyçet. Identifikimi i hershëm ndihmon në menaxhimin e sëmundjes

Artriti psoriatik është një sëmundje inflamatore që prek kyçet dhe lidhet me psoriazën. Reumatologia Nerënxa Ajasllari shpjegon se cilët persona mund të preken nga kjo sëmundje.

“Pacientët të cilët vuajnë nga kjo sëmundje janë pacientë të cilët janë diagnostikuar me psoriazis. Vuajnë shumë vite me sëmundjen e lëkurës psoriaz. Janë pacientë që kanë pllaka të mëdha të psoriazës dhe fillon zakonisht në grupmoshën 30 deri në 50 vjeç”, tha mjekja.

Vlerësimi i simptomave është i rëndësishëm për përcaktimin e diagnozës. Trajtimi synon kontrollin e sëmundjes dhe ruajtjen e funksionit të kyçeve.

“Jep inflamacion të artikulacioneve, ënjtje, vështirësi në lëvizje dhe dhimbje gjatë lëvizjes së pacientit, por mund të prekë edhe tendinat dhe sidomos pjesën e tendinit të akilit. Mund të preki gishta dhe jep atë skuqjen e gishtit, por mund të preki dhe pjesën e artikulacionit të baçinit duke dhënë vështirësi në lëvizjen”, thekson mjekja.

Ndjekja mjekësore dhe trajtimi i përshtatur ndihmojnë në menaxhimin e artritit psoriatik dhe në shmangien e komplikacioneve të mundshme.

Gazetare: B. Cina    

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›