Artriti reumatoid mund të kthehet në sëmundje agresive nëse nuk trajtohet

Artriti reumatoid është një sëmundje e rëndë që shoqërohet me dhimbje e cila na prish cilësinë e jetës. Mjekja reumatologe Nerënxa Ajasllari na shpjegon se çfarë është artriti reumatoid dhe faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje.
“Artriti reumatoid është një sëmundje inflamatore kronike e cila ka të bëj me përfshirjen e artikulacioneve dhe është një sëmundje që mund të prek edhe organet ku ndikojnë faktorët ambientale dhe faktorët”, u shpreh Nerënxa Ajasllari.
Cilat mosha prek më shumë dhe sa e rrezikshme është kjo sëmundje?
“Mund të prek që moshat fëminore, adultët por dhe moshat e treta. Është sëmundje e rrezikshme nëse nuk trajtohet”, tha mjekja.
Si mund të diagnostikohet kjo sëmundje?
“Kemi dhembje dhe ënjtje të artikulacioneve zakonisht fillojnë kyçet e duarve, gjunjët apo edhe shpatullat”, u shpreh Nerënxa Ajasllari.
Por si mund ta trajtojmë ?
“Në bazë ka trajtime imunosupresore të cilat duhen filluar menjëherë dhe të ndiqen nga mjeku për shkak të komplikacioneve të mundshme që mund të ketë”, tha Ajasllari.
Duke e mbajtur nën kontroll këtë sëmundje është mënyra më e mirë për të pasur një aktivitet më të lehtë në përditshmërinë tonë dhe më me pak dhimbje.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/