E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu do lloj zgjedhje ka ndikim popullor

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ishte sot në qytetin Shkodrës. Ai vlerësoi se falë punës së kryebashkiakut Lorenc Luka ky qytet ka pësuar një ndryshim të madh. Ai theksoi se është takuar me shume kandidate bashkie, të cilët kanë punuar për qytetarët. Ai nënvizoi se ishte hera e tij e dytë që vizitonte qytetin e Shkodrën.

“Kjo vizita ime e dytë në Shkodër. Po shoh ndryshim të madh falë punë së bashkisë, të bërë nga zoti Lorenc Luka. Kam takuar kandidatë për kryetar bashkie të majtë e të djathtë, kandidatë që kanë punuar kanë punuar për qytetarët”, tha Arvizu.

“Disa njerëz pyesin se si mendojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse ky është një referendum kombëtar apo thjesht çështje vendore dhe përgjigja ime ka qenë se çfarëdolloj zgjedhje të zhvillohet do të ketë një impakt kombëtar. Mua më duket se qytetarët kanë të njëjtën pyetje kudo që janë në Shkodër, Vlorë, Sarandë apo Tiranë: dhe ajo është: Çfarë do të bëni për mua, që të jetoj në këtë qytet. Mendoj që ky është mesazhi më i rëndësishëm dhe mendoj që kandidatët do të bënin një punë më të mirë nëse do të shpjegonin se çfarë do të bëjnë ose çfarë do të vazhdojnë të bëjnë ndërsa kërkojnë të kenë sukses”, tha Arvizu.

Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 Majit, ai tha se: “Se kur flasim për zgjedhje vendore mund të them se çdo lloj zgjedhje ka ndikim popullor”, tha Ambasadori amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›