Berisha Qeveria mbeshtetje maksimale per personat me aftesi te kufizuara
Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (PAK) në vend, ka qenë sot objekti i një tryezë të organizuar nga OSBE. Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.
Kreu i qeverisë tha në këtë takim se qeveria ka në vëmendjen e saj këta persona me aftësi të kufizuara dhe se nga viti në vit ka rritur fondet për këtë kategori në nevojë. Kryeministri tha se për personat me aftësi të kufizuara janë rritur ndjeshëm fondet nga vitit 2007 e këtij. “Buxheti për këtë kategori është 8 miliardë lekë. Fondet për personat me aftësi të kufizuara të përdoren me eficensë. Duhet që Këshilli për Personat me Aftësi të Kufizuara të ketë rol parësor”, tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Berisha ka garantuar mbështetjen maksimale të qeverisë për personat me aftësi të kufizuara. Ndërsa ka prezantuar hapat e ndërmarra nga ekzekutivi për këtë shtrese sociale. Kryeministri Berisha ka theksuar gjithashtu se programe për riaftësimin dhe integrimin social të personave me aftësi të kufizuara duhet të jenë pjesë edhe të fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 Majit .