E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu 20 vjet miqesi SHBA pjese e arritjeve te Shqiperise

Në 20 vjet marrëdhënie diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë bërë pjesë e arritjeve të Shqipërisë.

Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar sot me rastin e përvjetorit të njëzetë, të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Më pas, ai ka përfituar nga rasti që të falënderojë publikisht edhe televizionin “ABC News” për transmetimin direkt që i bëri kësaj ceremonie.

Duke vijuar më tej me faktin se vendosja e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, 20 vite më parë, kjo ishte një risi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Menduam atëherë që të bënim diçka të hapur për popullin e Shqipërisë”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›