E Diel, 1 Nëntor 2026

Serish vidhen 200 m kabell zona e Zvernecit pa energji elektrike

200 metër kabëll elektrik i vjedhur është regjistruar sërish në zonën e Zvërnecit, në vendin e quajtur Pularia.

Sasia e kabllit është vjedhur gjatë natës, nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e vjedhjes, është penalizuar sërish me mungesë së energjisë fshati Zvërnec e zona të tëra përreth tij, por edhe TV kombëtar e lokal që kanë antenat në këtë zonë.

Afro një herë në tre ditë, vjedhjet në këto zona janë bërë problematike.

Edhe pse një pjesë e kabllit elektrik, prej bakri është zëvendësuar me kabëll alumini.

Vjedhësit i marrin këto materiale për t’i shitur pasi vlera e bakrit është rritur në 800 lek të rinj për kg.

Një person i cili kapet duke vjedhur, rrezikon nga 2-7 vite burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›