E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Berisha-Rama te takohen privatisht


Aleksandër Arvizu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur se do t’i pëlqente më shumë një takim privat mes Ramës dhe Berishës se sa një debat publik.

“Kam dëgjuar pak për këtë propozim, por nuk kam patur mundësi ta studioj me hollësi. Unë qartazi mendoj se ky debat apo diskutim nuk është ide e keqe. Kam dashur dhe shpresuar që të kishte më shumë mundësi për debat që gjatë zgjedhjeve vendore që kaluan. Megjithatë shikoj dicka të mirë, një vlerë në këtë propozim. Por përvec një debati publik mendoj se do të ishte më mirë që të dy liderët të kishin një takim privat mes tyre dhe jam i sigurtë që ata janë të aftë ta bëjnë këtë nëse do të donin vërtet ta bënin", u shpreh diplomati amerikan.

Ambasadori u tregua i gatshëm që këtë takim ta mirëpresë në shtëpinë e tij:

Nëse do të ndihmonte unë jam i gatshëm të hap derën e shtëpisë sime për të realizuar këtë takim mes dy lidërve, jam i sigurtë që edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi do të kishte dashur të ishtë në këtë takim. Gjithësesi vendimi i mbetet drejtuesve. Cfarëdo gjëje që ne mund të bëjmë për të lehtësuar tensionin politik, në jemi të gatshëm të bëjmë gjithcka që nevojitet për të realizuar këtë takim. Edhe nga këto festime duket qartë që ne jemi në anën e popullit shqiptar”, tha ambasadori Arvizu.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika 89 vjet miqësi Shqipëri-SHBA
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Amerikës e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. “Koha për një debat publik”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka theksuar në një editorial të publikuar në faqen e tij të internetit se “është koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, ku Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç”. Një LSI djathtas?!
Skender Minxhozi - Më në fund, për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike, Bamir Topi u tha pardje shqiptarëve nga ekrani i Sokol Ballës, se shefi i tij i dikurshëm është bërë për t’u mëshiruar. Berisha: Rama, strategji bllokimesh
Inaugurimi i rruges Gjinar -Elbasan, me një gjatesi 21 km dhe që lehtëson lëvizjen për 15 mije banore te zones atje dhe ka impakt ne zhvillimin e turizmit malor dhe agro-biznesit, ishte nje rast i mire per kryeministrin Sali Berisha te bente dallimin mes tij dhe Edi Rames.
Shqipëri që flet me vete apo Shqipëri që flet për vete
Arian Galdini - Qëllim themelor i këtyre radhëve është ngasja e domosdoshmërisë që të gjithë ne qytetarët shqiptarë të fillojmë të hulumtojmë brenda vetes sonë.

Lajmet kryesore

Miqësia Shqipëri-SHBA
20 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike
89 vjet miqësi Shqipëri-SHBA
“Koha për një debat publik”
Durrës, 14-vjeçari përplaset nga makina, humb jetën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›