Arvizu Gerdeci te mos perseritet

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu ka nënvizuar rëndësinë e këtij procesi, për të cilin do vijojë ndihma e SHBA, si dhe ka kërkuar që ngjarje si ajo e Gërdecit të mos përsëriten.
“Kemi akorduar 60 milionë dollarë për këtë proces dhe do akordojmë 10 milionë të tjerë për 5 vitet e ardhshme. Ngjarje si ajo e Gërdecit nuk duhet të ndodhin më”, ka deklaruar Arvizu.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ambasadorja gjermane. “Jam optimiste për procesin e demontimit të armëve. Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë në procesin e demontimit, tani të hidhet dritë mbi tragjedinë e Gërdecit”, është shprehur ajo.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka përshëndetur implementimin e projektit të NATO-s për demontimin e municioneve. “Gjatë këtij projekti synohet të asgjesohen 25 mijë tonelata municione”, ka bërë të ditur ai.