E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Jam skeptik për marrëveshjen PD-PS

Share

Ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, edhe pse përshëndeti si një hap pozitiv marrëveshjen e arritur mes mazhorances dhe opozitës për një sere reformash, mendon se ajo nuk është e mjaftueshme për ta cilësuar te mbyllur krizën politike ne vend. I ftuar ne Vizion Plus, ne emisionin e mëngjesit ZIP, zoti Arvizu theksoi se palët duhet te mendojnë për kryerjen e reformave, pasi është humbur shume kohe në rrugën e vendit drejt integrimit.

Jam i kënaqur qe shikoj se ka një fare dakordësie mes palëve për te ecur përpara me axhenden e reformave. Do te isha i kënaqur nëse do te ishte zgjidhur kriza me marrëveshjen e fundit, por ana ime realiste me thotë se ende ka shume mosbesim mes palëve. Por mua një konsiderate shume te rëndësishme kane zgjedhjet e vitit 2013. Ne këtë kuadër mendoj se ka nevoje te bëhen përmirësime ne kodin zgjedhor. Ai është i mire ne vetvete, por ka probleme te cilat u vunë re ne zgjedhjet vendore te majit, shprehet Arvizu.

Kryediplomati është ndalur edhe te situata ekonomike ne vend, duke e cilësuar si shume te rëndësishëm zhvillimin e një debati sa me te gjere për buxhetin e vitit te ardhshëm, ne kohen kur parlamenti ka nisur diskutimet për këtë çështje. Gjate dy viteve te fundit, ekonomia shqiptare ka patur një performance relativisht te mire. Por them se tani vështirësitë po vërehen dhe kane mbërritur edhe ne Shqipëri. Ka një rritje, edhe pse jo dramatike te kredive te këqija dhe kjo gjë ka bere edhe kreditimin me te vështire. Prandaj, mendoj se diskutimi sa me i gjere i buxhetit te vitit te ardhshëm dhe transparenca e shpenzimeve nga qeveria janë shume te rëndësishme, thotë ambasadori.

I pyetur, nëse vazhdon te ekzistoje ne Tirane celula anti-amerikane, e përmendur me pare prej tij, zoti Arvizu dha këtë përgjigje: Kam thënë disa gjera dhe mendoj se ka patur disa deformime te atyre qe janë thëne. I kuptoj tërësisht kritikat ndaj qeverise se SHBA-ve, ndaj meje personalisht, apo ndaj ambasadës amerikane, por me vjen keq kur disa njerëz e përdorin këtë për përfitime te ngushta politike.

Ne fund te emisionit nuk kane munguar as surprizat, kur ambasadorin Arvizu erdhi për ta takuar ne studion e ZIP këngëtarja e tij e preferuar, Rosela Gjylbegu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›