E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ata s`mundet veçse ta bëjnë më keq buxhetin e shtetit

Share

Në kohën që në Kuvend bëhen diskutime mbi buxhetin e shtetit për vitin 2012, ka reaguar lideri socialist, Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane Socialiste.

Sipas Ramës, i gjithë ky debat që zien, nuk tregon gjë tjetër përveç faktit se mazhoranca nuk mund të bëjë asgjë, përveçse ta bëjë më keq këtë buxhet.

Debati për buxhetin tregon një gjë: Ata s`mundet veçse ta bëjnë më keq. Vetëm ne mund ta bëjmë më mire, shkruan Rama në faqen e vet në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›