E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Me këtë KQZ, zgjedhjets'bëhen, duhet të rikonstituohet

Të tjera rreth shkrimit PS:Të rikonstituohet KQZ-ja, të rikthehet besimi VD/Intervista e plotë në "5 Pyetje nga Babaramo" Shqetësimi i SHBA: Do ketë zgjedhje më 23 qershor?! TIRANE - "Prej Shqipërisë priten zgjedhje të besueshme, legjitime dhe jo zgjedhje teknilke. Me këtë KQZ, zgjedhjet nuk mund të bëhen. Ndaj, KQZ-ja duhet të ristrukturohet". Kështu ka deklaruar Ambasadori amerikan Arvizu, sonte, në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo".

"Kjo nënkupton që të dyja palët duhet të punojnë bashkë, në mënyrë që të rikonstruktojnë KQZ-në. Ka vetëm pak kohë dhe ka nevojë që njerëzit të lëvizin shpejt", - ka theksuar Arvizu.- "Të mos harrojmë që KQZ-ja është krijuar, është ndërtuar si rezultat i një dakortësie politike dhe që të përmbushë misionin e saj, nevojitet vullnet politik. Ndaj, është e nevojshme që forcat politike të flasin me njera-tjetrën dhe të shkëmbejnë propozime".

I ftuar në emisionin e tv "A1 Report",  Ambasadori Aleksandër Arvizu deklaroi ndër të tjera se lëvizja e reformave në Shqipëri duket se ka ngecur dhe se korrupsioni dhe pandëshkueshmëria mbeten problem kryesor.

Lidhur me shkarkimin e komisionerit të LSI-së, Muho, Ambasadori amerikan tregoi se "na u tha në mënyrë shumë autoritare se shqetësimi ishte kompozimi i KZAZ-ëve, pasi balancat ndryshonin në favor të opozitës... Legjislacioni në tryezë ishte për shkarkim politik dhe në fund, z.Muho  u shkarkua për arsye administrative. Kjo duhej të bëhej nga KQZ-ja. Pra, ka pasur mungesë proceduriale. Edhe sot mund të them se nuk e di në ka qënë shkarkim për arsye politike apo administrative".

Arvizu deklaroi se “KQZ, Presidenca, SHISH dhe organet e qeverisjes janë të politizuara” dhe se  largimi i LSI nga qeveria u pasua nga largimet në administrate.
"Edhe shoferët dhe pastruesit janë larguar nga ndryshimet e qeverive”- tha Arvizu.

Arvizu foli dhe për qëndrimin e SHBA-së për çështjet e politikës së ditës si ngërçi në KQZ, klima e ditëve të fundit në Kuvend apo situata parazgjedhore.

INTERVISTA ME AMBASADORIN AMERIKAN

Do doja ta nisnim bisedën nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, por dhe më tej se është një përshkrim i gjithë situatës në vendin tonë. Krahasuar me një vit më parë, duke ju referuar këtij raporti, Shqipëria ka bërë hapa para apo hapa pas.

Sic e dini raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, është një raport i mandatuar nga Kongresi dhe vlen për cdo shtet të botës. Eshtë një dokument shumë i gjatë dhe përfshin shumë fusha. Unë mendoj se janë shumë faktorë të ndryshëm. Përcilindo që e lexon raportin dhe e krahason me vitin e kaluar do të vërej disa zona në të cilat ka pasur përmirësime. Njëra që më vjen ndërmend është trajtimi i dhunës në familje, të drejtat e LGBT, janë disa shembuj që më vijnë ndërmend. Si dhe disa zona ku ka pasur regres si dhe disa zona në të cilat nuk pa pasur ndryshim. Kështu që është e vështirë që të bëhet një faktorizim i përgjithshëm.
Mendoj që keni dëgjuar që unë të kem thënë më parë lidhur me shqetësimin që unë kam dhe Washingtoni ka, që për ndoshta një kombinim arsyesh, lëvizja e reformave këtu në Shqipëri duket sikur ka ngecur në vend, paksa. Të gjithë dëgjojmë për problemet bazë, korrupsioni, kultura e pandëshkueshmërisë, problemet vecanërisht me gjyqësorin, institucionet e politizuara, kështu që me të vërtetë nuk ka pasur shumë progres në zgjidhjen e këtyre fushave thelbësore. Nuk besoj se është përgjegjesia e një personi por është një përgjegjësi që ndahet, dhe për një mik të Shqipërisë është vërtetë frustruese tek shoh këtë përparim të ngecur në zbatimin e reformave.

Në raport thuhet se korrupsioni ka përfshirë të gjitha degët e qeverisjes. Ndërkohë qeveria beson te një proverbë popullore i cili thotë se uji nga lart rrjedh i kulluar por ndotet poshtë. Ju e besoni këtë? Dhe më konkretisht duke ju referuar raportit, cilët janë zyrtarët e lartë më të korruptuar?

Për tju përgjigjur pyetjes suaj të dytë: së pari raporti është hartuar në një formë të tillë që përmbahet nga veçimi i individëve. Padyshim disa persona janë më përgjegjës se të tjerët, por qëllimi i raportit është që të përshkruajë prirjet, zhvillimet institucionale. Fjala e urtë është interesante. Mendoj që është e drejtë që të thuhet që problemet e korrupsionit dhe kultura e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, këto janë vërtetë çështje shumë të rrënjosura. Është e kuptueshme dhe e arsyeshme që të presësh që çfarëdolloj qeverie që të jetë në pushtet, që ajo ka përgjegjësinë kryesore për të hartuar politika, për të zbatuar legjislacionet e për të bërë gjëra të tjera në mënyrë që të ketë përparim. Kështu që në këtë kuptim është e drejtë që të caktohen disa përgjegjësi qeverisë, por nuk është vetëm përgjegjësi e qeverisë. Ka shumë përgjegjësi.

Për të qenë më i drejtëpërdrejtë. A ka treguar kryeministri Berisha i cili erdhi në pushtet 8 vjet më parë me flamurin e antikorrupsionit dhe duarve të pastra. Pra a ka treguar vullnet për të luftuar këtë fenomen. Dhe 2 muaj para mbylljes së mandatit të tij mund të themi se kjo qeveri ka dështuar në luftën kundër korrupsionit apo ka ende shpresa se gjëndja mund të ndryshojë?

Sigurisht unë nuk kam qenë këtu në fillim, ose në fushatën e mëparshme zgjedhore. E di që ka qënë një slogan kyç i asaj fushate. Besoj se si çdo qeveri disa hapa janë ndërmarrë. E di që për shembull, në fushën e politikave të investimeve qëndrat me një sportel të vetëm ka qënë një përpjekje për të zvogëluar një pjesë ndërmjetëse, pra kjo është diçka pozitive, por në përfundim mendoj se kjo është diçka që votuesit shqiptarë mund ta vendosin në 23 qershor.

Ndërkohë duke iu referuar raportit, korrupsioni është në nivelin më të lartë se një vit më parë apo në një nivel më të ulët?

Është vërtetë e vështirë që të jepet një thënie e përgjithshme. Mendoj se ka ngecur në vend. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse kur nis nga një bazë më e ulët edhe nëse gjërat nuk përkeqësohen, gjërat duhet të përmirësohen. Është tamam si një ekonomi e caktuar. Psh nëse është një ekonomi si ajo Japonia apo Shtetet të Bashkuara, rritja 22 % nuk është shumë, por është një ekonomi e madhe dhe gjithashtu mund të ketë lëkundje. Por nëse je një ekonomi në zhvillim, ndonëse rritja 1 dhe 2 % nuk është keq, përballë recesionit global përsëri duhet të ecet më mirë sesa 1 e 2 %. Kështu që rritja 5-6 % është ajo që nevojitet në mënyrë që të ecet përpara.

Duke ju referuar raportit të Departamentit të Shtetit, thuhet se pjesa më e korruptuar është drejtësia në Shqipëri. Shumica qeverisëse akuzon për këtë gjëndje drejtuesit e mëparshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, presidentin Topi dhe z.Spahiu. A kanë të drejtë përfaqësuesit e qeverisë kur shfajësohen në këtë mënyrë?

Për ta kuptuar dhe një herë më mirë, disa persona thonë, që ish-Presidenti Topi dhe zoti Spahiu për shkak të pozicionit të tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kanë përgjegjësinë më të madhe për këtë?

Po, dmth përfaqësuesit e qeverisë thonë se për këtë gjëndje të drejtësisë fajtorë janë zoti Topi dhe Spahiu si drejtues të KLD para një viti.

Nuk mendoj se është një argument shumë i fortë. Sërish nuk jam në pozitë për të vlerësuar sesa të efektshëm kanë qënë ata në pozitat e tyre. Por siç e thashë nëse diçka është e kudogjëndur, sikurse korrupsioni në gjyqësor, dhe mendoni ka probleme të tmerrshme me gjyqësorin këtu, ka boll përgjegjësi përpara. Kështu që nuk jam në një pozitë për të thënë nëse Topi dhe Spahiu nuk kanë përgjegjësi fare. Sërish nuk jam në një pozitë për të thënë këtë por ndihem komod të them që situata e gjyqësorit sot nuk është për shkak të këtyre dy zotërinjve.

Korrupsioni i gjykatësve, a ka një mbështetje, suport politik. Për të qënë më i drejtpërdrejtë. Në qoftë se një gjykatës ose një trupë gjykuese jep një gjykim që nuk është në favor të opozitës, por është në favor të shumicës qeverisëse, a ka raste kur një vendim i tillë është një licencë për të bërë korrupsion?

Në bazë të përvojës time, dhe duke biseduar me njerëzit nuk mendoj që mund të vihet në pikëpyetje që gjyqësori është shumë i politizuar dhe që kur merren vendime gjyqësore, verdikte, shumë faktorë që nuk kanë thuajse, lidhje fare me drejtësinë futen në këto vendime.

Ndihem vërtet keq sepse mendoj që shumë gjykatës individualisht janë njerëz të mirë. Pjesa më e madhe e tyre janë shumë inteligjent, ndoshta më të mirët në shkollën në të cilën janë edukuar.

Vërtet është e dhimbshme që unë dy vite radhazi kam pasur privilegjin që të flasë në shkollën e magjistraturës. Këta janë persona që do të jenë gjykatësit e rinj, prokurorët e rinj. I sheh ata, dhe ata përfaqësojnë talentet më të reja të mira në Shqipëri.

E di që ata po hyjnë në një sistem shumë të vështirë. Ne kemi pasur disa gjyqtarë amerikanë që kanë ardhur këtu dhe i kanë ndihmuar për t'i mësuar disa prej kurseve. Dhe që një gjyqtar amerikan vjen nga një sfond tejet i ndryshëm dhe e kam theksuar këtë javën e kaluar kur kam qenë në shkollën e Magjistraturës që në SHBA nuk ka rëndësi nëse je një senator i SHBA-së ose shofer kamioni, ose një shtëpiake, nëse t'i përpiqesh të ndikosh në rezultatin e një cështje duke marrë në telefon një gjykatës ose duke i dhënë një zarf një gjyqtari, ky është një problem serioz se ti je duke ftuar pasoja, shumë serioze pavarësisht se cili je.

Dhe vërtetë shpresoj që në Shqipëri të kishte vërtetë pasoja serioze si këto, por trishtueshëm e dimë që ky nuk është rasti. Disa njerëz më kanë thënë që është çështje mbijetese. I kam thënë këtyre të rinjve, vajzave e djemve që ju keni bërë një zgjedhje që të ndiqni këtë fushë, që të bëheni gjyqtarë, që të bëheni prokurorë. Dhe unë e kuptoj sesa e vështirë është kjo, por ju e keni bërë këtë zgjedhje dhe ju mund të sillni ndryshim, secili individ mund të bëjë ndryshim.

Thatë që ka pasur deklarata dhe qëndrime politike nga gjykatësit. Ajo, që më kujtohet mua është pas vendimit për gjyqin e 21 Janarit dhe u befasuam të gjithë se gjykatës, që bën një deklaratë kundër deklaratës së Ambasadorit të SHBA-së, ne të gjithë gjykuam që ata as në ëndrrën e tyre më të guximshme nuk do ta kishin menduar. Ju si e pritët atë deklaratë?

Jam habitur nga shumë gjëra atë ditë, përfshirë dhe faqen e facebook - ut të ministres së Integrimit që kishte disa komente në të. Unë mund ta kuptoj se përse disa persona nuk kanë qënë të kënaqur me atë deklaratë, por para së gjithash nuk ka qënë një deklaratë personale e lëshuar prej meje. Ka qënë një deklaratë e cila është koordinuar dhe miratuar nga washingtoni. Eshtë një deklaratë që e ka bërë shumë të qartë pozicionin tonë, që ne vërtetë ishim të shokuar nga verdikti sepse e ndjemë që në bazë të fakteve që ishin prezantuar, përfshi dhe ato të prokurorit që ka rezultuar nga analiza e ekspertizës nga laboratori i FBI që është më i miri në botë, që ka pasur vërtetë një çështje të fortë.

Kështu, që sërish u përket gjyqtarëve dhe gjykatave që të lëshojnë verdiktin dhe jam i kënaqur që Prokurori i Përgjithshëm vendosi që ta apelojë këtë çështje. Por ka qënë sigurisht ndjesia nga ana e SHBA që në vijim të 21 Janarit ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur për tu përpjekur në mënyrën tonë të vogël që të shihnim që drejtësi të shërbehej në këtë rast. Pra ne na u kërkua asistencë, nuk u vullnetarizuam ne. por zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe na u afrua për këtë, kjo gjë u miratua nga ministri i Drejtësisë dhe nga kryeministri. Kështu që mendova që kjo ishte pak e çuditshme që disa njerëz thanë që SHBA po ndërhynin në çështjet e brendshme të gjykatave. Cfarë ndërhyrje? Ne na u kërkua që të ndihmonin dhe kjo është ajo që ne bëmë dhe ky ishte verdikti që u lëshua.

Jo, jo nuk ka asgjë për të cilën kërkoj ndjesë. Sigurisht jo të gjithë ndihen në këtë mënyrë por SHBA ndjenë se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë në atë periudhë, dhe ne i qëndrojmë asaj deklarate që kemi thënë atë ditë.

.

(Video: Intervista e plote e Aleksander Arvizu ne 5 pyetje nga Babaramo, 23 prill 2013)

Nuk ishte vetëm ministrja e Integrimit Bregu, ishte dhe ministri i Drejtësisë Halimi, që bëri një deklaratë ku tha që nuk duhet të ndërhyjmë në vendimet e gjykatave. Aludoi dhe për një incident që sipas tij ka ndodhur në muret e një ambasade. Duke pasur parasysh gjithë këtë a mendoni se qe diçka e kordinuar dhe ndoshta mund të ishte kryeministri?  

Nuk mu dukën deklarata veçanërisht ndihmuese, por dua të them që jam i kënaqur që Prokurori i Përgjithshëm vendosi të apelojë çështjen. Le të shohim sesi do të vendosë Gjykata e Apelit.

Pas asaj deklarate që bëtë për gjyqin e 21 janarit duket se ka një perceptim në publik që marrëdhëniet tuaja me këtë shumicë qeverisëse nuk janë ato të një viti më parë dhe ato po shkojnë në rrugën e para ardhësit tuaj, z Withers.

Është e vështirë të krahasohet. Ndjej që marrëdhënia ime me zyrtarët kyç në qeveri janë të mira për atë që mua më duhet të bëj si përfaqësuesi personal i Presidentit amerikan këtu. Gjithashtu i kam thënë disa personave këtu, të paktën për një amerikan shenja e një partneriteti të mirë është që ndonjëherë partnerët duhet të bien dakort që të mos bien dakort.

Dhe ndoshta unë e kuptoj mjaftueshëm kulturën shqiptare, por në Amerikë mund të ketë armiqë të hidhur politikë. Si senatori xhesi holm, i cili ka pasur pikëpamje të forta, dhe së bashku me senatorë nga ana e palës demokratike kanë lufutar si majca me miun, oor kur ai vdiq kishin shumë persona që kishin reskept të tij, ndonëse ata i ishin vënë kundër njëri tjetrit për shkak të ideologjisë.

Si amerikan nuk marr asgjë personale. Mendoj që miqtë duhet të bien dakort që të mos bien dakort por gjithsesi mëndoj për të gjitha zonat që bashkëpunojmë dhe ky bashkëpunim ka qënë i shkëlqyer në të gjithë këndvështrimin veçanërisht në fushën e politikave.

Ne jemi të gjithë të kënaqur me lajmin që ka ardhur gjatë dy ditëve të fundit, që në vijim të një procesi të gjatë që Prishtina dhe Beogradi ishin në gjendje që të arrinin një marrëveshje historike dhe që është një rast me një festim të madh nër Shqipëri e Kosovën, do doja të mendoja dhe në Serbi e në të gjithë vendin.

Sigurisht që dhe për SHBA kjo është vërtetë një marrëveshje historike. Kështu që ka shumë zona në të cilat bashkëpunimi ynë është vërtetë i shkëlqyer dhe vërtetë ndihem i privilegjuar dhe me fat që jam në një vend ku ka kaq shumë përputhje dhe kaq shumë bashkëpunim edhe mendje të përbashkëta në çështje të caktuara. Në çështje të tjera ku ka ndryshim mendimi, sigurisht që ka, kjo është e kuptueshme. E kuptoj përse njerëzit fokusohen tek ndryshimet por në përgjithësi do të thoja që marrëdhëniet janë të shkëlqyera.

Në raport flitet se institucionet janë thellësisht partiake. Mund ta ezauroni këtë akuzë me detaje, me fakte, cilat institucione?

Shqipëria është një demokraci e re. Mendoj se disa gjëra që ne si amerikanë i marrim për të mirëqëna janë istitucionet e pavarura dhe kjo pavarësi nga ndërhyrjet e jashtme është diçka në fakt që e gjejmë këtu, është diçka e rrënjosur këtu sikurse duhet të jetë. Psh KQZ është diçka që më vjen ndërmend dhe mendoj në kohë të caktuar institucioni i Presidencës është diçka tjetër që më vjen ndërmend.
Gjithashtu çështja e Shërbimit Informative por edhe organet e vetëqeverisjes. Por kjo pasqyron mendoj një problem strukturor dhe besoj keni dëgjuar njerëzit që flasin për mungesën e një Shërbimi Civil këtu në Shqipëri dhe këtë e kemi parë edhe me zgjedhjet.

Kur LSI u largua nga koalicioni nuk e di gjerësinë e kësaj, por di që shumë persona kanë humbur vendet e punës.
Sërish si një amerikan është pak e vështirë për ta kuptuar këtë, sepse në sistemin tonë ne kemi një sistem të përzier në nivele të caktuara të pozitave të larta, janë persona të caktuar politikisht por pjesa më e madhe është Shërbim profesional. Janë punonjësit që punojnë për qeverinë që qëndrojnë në pozicionet e tyre të punës pavarësisht se kush vjen në pushtet, por këtu sigurisht shumë persona, përfshirë shofer, pastrues e të gjithë këta kanë humbur vendet e punës. Ndërkohë që Shqipëria vazhdon evolucionin demokratik do të ishte mirë që të largoheshin nga ky model, por është një shembull i ndryshëm dhe besoj se tregon se si ky koncept i politikës pushton çdo aspekt në jetën e shqiptarëve dhe nuk mendoj që është një fenomen i shëndetshëm.

Nëse ju kuptova saktë, ju po thoni që Presidenca dhe Shërbimi Informativ janë institucione partiake. Ju kuptova saktë?

Mendoj që është e natyrshme. Nëse do flasim psh. për Shërbimin Informativ, po i shërben shtetit duke e mbajtur shtetin të lirë prej njerëzve, që do të donin ta dëmtonin shtetin.

Kur presidenti Topi ka qënë në postin e tij ka qënë e qartë, që ka pasur fraksione mes tij, zyrës së Presidentit dhe zyrës së Kryeministrit. Di një fakt që disa prej miqve të mi në opozitë që ndoshta kanë qënë të kënaqur ose të pakënaqur, që e kanë parë këtë sepse i janë kundërvënë forcërisht kryeministrit. Kam qenë konseguent në të treguarit e njerëzve se vërtet kam qenë i trishtuar sepse është vërtet diçka e pafat kur ka një fërkim në këtë nivel sepse në të vërtetë ata duhet të punojnë së bashku në interesin e përbashkët, dhe këtu flasim për pavarësinë e insititucionit.

Kryeministri ka një punë shumë të vështirë, që është kryeministri i cili drejton qeverinë por gjithashtu është dhe Presidenti që është kreu i shtetit. Në Shqipëri ka përgjegjësi të caktuara unike të cilat shkojnë me të qenit në postin e Presidentit, veçanërisht në lëmin gjyqësor. Kjo është diçka që është pak shqetësuese sepse është pavarësia e këtyre institucioneve. Ajo që do të nënvizoja është ajo e KQZ dhe jam i sigurtë që do të flasim më shumë për këtë, por raporti i të drejtave të njeriut të cilit ju i referoheni ka qenë për vitin kalendarik 2012 dhe një rast specifik për të cilin kemi folur për të ka qenë referendumi për mbetjet ku dukej për një vëzhgues neutral, asnjëanës që forcat politike ishin ata që ndaluan atë rast që ti prezantohej njerëzve në formën e një referendumi.

Ju e uruat presidentin Nishani. Këto shqetësime ku ju kanë lindur, para zgjedhjes së tij, si një ministër i PD që kalon në zyrën e kryetarit të shtetit apo më psa gjatë ushtrimit të detyrës së tij si President?

E kuptoj pyetjen tuaj dhe nuk dua që të ekzagjeroj shqetësimin. E njihja Nishanin kur ka qënë Ministër i Brendshëm, i Drejtësisë dhe mendoj vërtetë që është një njeri i nderueshëm. Dhe mendoj që ai vërtetë i intereson këtij vendi dhe njerëzit e këtij vendi. Por, nuk ka lidhje me njerëzit, sigurisht njerëzit bëjnë ndryshimin. Por them se njerëzit duhet të pranojnë përgjegjësitë. Unë i pranoj përgjegjësitë çdo ditë për ato që unë bëj. Por është një fakt i jetës shqiptare, që pavarësia e institucioneve nuk është aq thellësisht e rrënjosur sa duhet të jetë. Kështu, që si rezultat i këtij sistemi, sistemi në përgjithësi nuk operon aq mirë sa duhet.

Për të qenë më i drejtëpërdrejtë... Presidenti Nishani vazhdon të jetë nën influencën e Kryeministrit Berisha apo ka filluar të krijojë profilin e tij mbi palët?

Është e vështirë për mua që të them, sepse, ndër veprimet e mia me njerëzit, që janë në Këshillin e Ministrave përfaqësojnë qeverinë, kështu që pjesa më e madhe e veprimeve ndodh atje.

Ndërsa institucioni i Presidentit është i veçuar kështu që duhet të ketë përsëri një marrëdhënie bashkëpunuese, por Kushtetuta parashtron fushat në të cilat Presidenti është i pavarur dhe duhet ta ushtrojë këtë pavarësi. Sikurse e thashë Presidenti Nishani është një njeri shumë i nderuar. E kuptoj pyetjen dhe ndoshta nuk po i përgjigjem aq drejtëprdrejtë sa do donit ju, por veçanërisht ndërsa shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve do të ketë kohë, që shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare do të presin që njerëzit si presidenti edhe si KQZ, Prokurori i Përgjithshëm dhe gjyqtarët t'i shërbejnë detyrave të tyre dhe jo partive.

Në Shqipëri ka një shprehje për dikë, që nuk do ta kritikosh apo t'i thuash vërejtjet. Mjaftohet vetëm me një shprehje: Është burrë i mirë.

Ai është një burrë i mirë dhe ka një pozitë të vështirë. Ai e kryen përgjegjësinë e tij në një mënyrë të admirueshme, por është një pozicion i vështirë.

Si e harton Departamenti Amerikan i Shtetit një raport vjetor për një vend. Bazohet në gjykimin subjektiv të një ambasadori në rastin konkret të Shqipërisë apo ka dhe burime të tjera? Cfarë burimesh informacioni përdoren për të bërë këtë raport?

Sikurse përmenda më herët është një raport i mandatuar nga Kongresi, është shumë teknik dhe përpiqemi që të jemi aq objektiv sa mund të jemi në përgatitjen e tij. Kalon përmes shumë drafteve, ne flasim me shumë persona dhe bëjmë një përpjekje të bashkërenduar. Kur nevojitet informacion më cilësor, shkohet te burimet më të besueshme për fakte dhe të dhëna. Ne marrim bashkëpunim të shkëlqyer nga të gjithë pjesët e shoqërsië shqiptare. Gjithashtu edhe me institucionet qeveritare, me OJQ-të dhe me diplomat të vendeve të tjera në mënyrë, që të mund të marrim një pamje të përgjithshme ndonëse pak njerëz merren me shkrimin e tij, ka zyrtarë të tjerë të lartë në ambasadë, që e shohin. Sikurse e thashë kalon përmes shumë shqyrtimeve, si versioni një, dy, tre. Ka shumë ecejake, ka pyetje dhe kërkesë nga Washingtoni që thonë na nevojitet pak më shumë, a mund ta shqyrtoni pak këtë. Por sërish kjo është dicka, që e marrim shumë seriozisht dhe është një nga raportet më të rëndësishme, që përgatisim gjatë vitit ndoshta më i rëndësishmi. Gjithcka që del nga ambasada është përgjegjësia ime, emri im shfaqet në të dhe marr përgjegjesi të plotë për atë përmbajtje pavarësisht nëse është versioni një apo tetë. Raporti botohet nga Washingtoni dhe është pjesë e njëqind e ca raporteve, kështu që unë jampërgjegjës për taë që del nga Tirana dhe Washingtoni për atë që del nga raporti përfundimtar.

Në media ka zëra që thonë se qëndrimet tuaja janë personale ose që ndryshojnë shumë në nuance nga ato të Departamentit të Shtetit.

Pse e thonë njerëzit këtë? Unë mund të flas vetëm për veten, për asnjë person para meje. Ky është absurditet dhe cilido që do ta thoshte këtë ose po flet nga padija ose në fakt po gënjen veten. Unë jam këtu si përfaqësuesi personal i Presidentit. Kur unë punoj dhe jam ambasador 24 orë të ditës unë nuk kam një këndvështrim personal sepse unë përfaqësoj Presidentin e SHBA-ve. Dhe më lejoni të të bëj një disgresion të vogël dhe të shpjegoj rolin e një ambasadori. Unë jam një diplomat karriere dhe kam 32 vite që e bëj këtë. Kam punuar për disa ambasadorë të shkëlqyer dhe kam mësuar prej disa njerëzve të jashtëzakonshëm. Por unë e shoh rolin e një ambasadori, që ai duhet të ekzekutojë politikat e SHBA. Formulimi kryhet në Washington. Ai bëhet qartazi në bazë të kontributit dhe inputit të ambasadës, kolegët e mi në ambasadë kemi kontribut që e japim këtë, por çdo ambasador që mendon se unë jam në krye të formulimit të politkave në Shqipëri po gënjejnë veten. Unë jam këtu për të ekzekutuar politikat që vendosen në Washington dhe jam mirënjohës për këtë se kam një grup kolegësh në Ëashington, që janë shumë mbështetës. Sa herë kam nevojë për mbështetje ata janë aty. Ndonjëherë ata më bëjnë pyetje të vështira dhe në fakt duhet të bëjnë pyetje të tilla. Ndonjëherë më pyesin a mund të na e shpjegosh pse po rekomandni të bëjnë këtë në vend të asaj dhe ata thonë a mund ta bëjmë në këtë mënyrë dhe unë iu them sigurisht jam këtu për të ekzekutuar politikat tuaja, kështu që është një ekip shumë bashkëpunues. Për cilin që do sugjeronte,vërtetë nuk ka kuptim, nuk shpenzoj për ta menduar këtë.

Në ambjentet gazetareske dhe politike thuhet se në Washington keni një rival shumë të fortë, Podesta Group. Një grup lobimi, që financohet nga qeveria shqiptare. A keni kontakte me ta? Dhe a ju kanë kërkuar ndonjëherë që të modifikoni qëndrimet tuaja? A keni pika kontakti, fërkimë rivalitet me ta për të thënë të vërtetën mbi Shqipërinë?

Do përpiqem të përgjigjem atyre që mbaj mend. Zotin Tony Podesta vetë kam patur mundësi ta njoh përmes marrjes së detyrës si ambasador i SHBA në Shqipëri. Jemi bërë miq të mirë, kemi zhvilluar disa biseda, disa në telefon, disa këtu në Tiranë edhe disa në Ëashington, kështu që kemi pasur biseda të mira dhe të hapura. Gjithashtu njoh disa persona, që punojnë për llogari të Shqipërisë dhe për ta dhe në fund fare do të lexoja atë që thuhet në fund të njoftimeve ku thuhet që ata përfaqësojnë qeverinë e Shqipërsië ndërsa unë përfaqësoj qeverinë e SHBA-së.

Tek një libër i Bob Woodward kam lexuar se z.Podesta ishte shefi i tranzicionit te Presidentit Obama dhe duke qenë shef i tranzicionit përcakton zyrtarët më të lartë. Është njeriu më i pushtetshëm, ndoshta dhe se shefi i Pentagonit, zv/presidenti. Ju sugjestionon kjo për këto qëndrime të ndryshme që keni?

Bob Woodward është një hero për mua për atë, që kanë bërë gjatë krizës së Watergate ose incidentit, ai ka shkruar shumë. ka ndodhur 20 vjet më parë, ai është një autor i njohur, por revista apo gazeta kanë 100 gratë më të fuqishme dhe këto bëhen që të shiten. Ai dhe grupi përfaqëson qeverinë e Shqipërisë. Unë përfaqësoj qeverinë e SHBA. Ne kemi periodikë ndonjëherë themi çfarë mendon dhe unë them kjo është ajo çka unë shoh, dhe unë e di se çfarë thonë ata dhe pastaj i ndjekim rrugët tona dhe kjo është një bashkëjetesë paqësore.

Kur i keni patur kontaktet me të?

Kontaktet vazhdojnë, shkëmbejmë email shpesh herë, ndoshta më shumë se një javë më parë, nuk i kam parë prej kohësh por shpreoj t'i shoh.

A e keni përcjellë në Departamentin e Shtetit shqetësimin se fonde publike të taksapaguesve shqiptarë përdoren për të mbështetur një linjë partiake lidhur me aktivitete të Podesta Group?

Kur ne i dërgojmë Departamentit të Shtetit çdo ditë një përmbledhje të artikujve kryesorë, ne zgjedhim disa prej editorialeve kryesorë vecanërisht ato që kanë lidhje me SHBA dhe i përkthejmë. Kështu që kur gazetat kanë një lajm që është në faqe të parë, ata në Washington janë në dijeni që ka bërë lajm këtu. Por unë nuk kam kërkuar mesazh special për këtë çështje, sepse për mua kjo nuk është një çështje.

Do doja t’ju pyesja për një shkrim të revistës më prestigjoze në botë “The Economist”, e cila e konsideron Shqipërinë një regjim hibrid. Konstatim i saktë apo i ekzagjeruar?

Ko është analiza që ka dalë jo shumë larg. E kam të printuar raportin, por nuk e kam lexuar. Më lejoni të them, si një amerikan është pak e dhimbshme për mua, që ta them këtë por në gjuhën angleze “The Economist” është më i miri për nga cilësia për interesin e përgjithshëm, pra një revistë, që ka vërtetë një cilësi të shlëlqyer. Përsa i përket indeksit apo sondazhit pasi nuk jam në një pozitë që të komentoj për këta pasi cdo sondazh një metodologji të caktuar. Dhe për këdo që do të donte të dinte për të se cila ka qenë kriteri apo cilësia, sa objektiv ka qenë, kështu që nuk jam në pozitë që ta trajtoj këtë por e kam parë dhe Shqipëria ka qënë e listuar e 90-ta. Kamboxhia e 100-ta dhe SHBA-ja ka qenë e 17 apo 18. Kështu që nuk do të vendosja shumë stoqe në këtë raport. A ka qenë vërtetë demokraci hibride? Nuk e di se cfarë nënkupton kjo. Ka pasur 4 kategori. Ajo, që ka më shumë vlerë është, që ka pasur një sërë studimesh qoftë nga "The economist", Raporti i Departamenti amerikane i shtetit për të drejtat e njeriut, FMN apo Banka Botërore, secila ka mentodoligjine e tyre dhe ju mund ta kritikoni këtë. Për Shqipërinë ajo që ka dalë në pah është forca e këtij vendi është kapitali njerëzor, fakti që njerëzit janë të arsimuar, që secili duket sikur orientohet nga perëndimi, integrimi, pranohet gjerësisht si politkë kombëtare, pasion kombëtar dhe miqësia me SHBA-në që është muzikë për veshtët e mi por tek zonat e korrupsionit më pas korrupsioni i kudogjendur, munggesa e insititucioneve te pavarura , kultura e pandëshkueshmërisë, mendoj që secili raport e ka këtë si një vecori në mënyrë të përbashkët, jo në mënyrë idividuale.

Prej 22 vjetësh këshilltari më i mirë i kryeministrit shqiptar është ambasadori amerikan. Cilat kanë qënë këshillat që i keni bërë kryeministrit gjatë dy viteve të fundit dhe ai nuk ju ka dëgjuar për ato këshilla?

Nuk jam i sigurtë që bie dakort me këtë. Para së gjithash që një njeri që është kreu i qeverisë dhe që ka një sasi energjie, as edhe një herë sa herë që kam kërkuar ta takoj atë nuk ka ndodhurr as edhe një vonesë e vogël, ka pasur raste që atij i është dashur që ta ndryshojë axhendën e tij në mënyrë që të më takonte.

Ka pasur disa mosmarrëveshje, por numri i padakortësive nuk mund të krahasohet me fushat e bashkëpunimit me të cilat kemi rënë dakort dhe vërtetë i jam shumë falenderues për disa prej gjërave që ai ka bërë si kreu i qeverisë. Kam folur për shumë politika të jashtme por gjithashtu dhe në frontin politik. Kështu që është një keqkarakterizim të sugjerosh që ne nuk e dëgjojmë njëri-tjetrin.

(Ambasadori Arvizu i ftuar në "5 Pyetje nga Babaramo)

Z.Ambasador, doja t’ju pyesja për përplasjen më të fundit politike që ka ndodhur në Shqipëri, ajo e KQZ-së. Duhet apo jo të shkarkohej z.Muho? Pak minuta, para se të shkarkohej në Parlament, ju keni qënë në zyrën e z.Berisha. Çfarë diskutuat me z.Berisha?

Gjithçka ka ndodhur rreth një javë më parë. Mendoj se ka qënë ditë e hënë në mbrëmje. Jemi takuar dhe kemi folur për zhvillimet e asaj dite. KQZ-ja ka qënë një çështje e vështirë dhe është provuar të jetë problematike. Ju folët për shkarkimin e z.Muho. Nuk dua ta shpenzojmë shumë kohë për këtë, por ajo që ka qenë shumë e vështirë për ne për ta kuptuar ishte se cili ka qënë objektivi dhe cila ka qënë baza ligjore për shkarkimin e z. Muho. Kur mundësitë e largimit të tij dolën, na u tha në mënyrë shumë autoritare prej personave pranë Qeverisë, në pozicion të mirë me të, ishte që shqetësimi kryesor ka qënë kompozimi i 89 KZAZ-ve. Sikurse ju e dini, balanca ndryshoi nga 4-3, 3-4 dhe 5-2 të gjitha në favor të opozitës. Nuk mendoj se asnjë, LSI-ja nuk mund të largohej, sepse Kryeministri e të gjithë kanë thënë, që ka qënë e drejtë e tyre për ta bërë këtë, por ka pasur një pyetje lidhur me balancën më pas. Kështu, që kur neve na është thënë, kemi folur me disa prej kolegëve të mi diplomatikë në ambasadë, ne kemi thënë qartësisht në mënyrë, që këto zgjedhje të zhvillohen në një mjedis të hapur, të ndershëm; sigurisht balanca është e rëndësishme, por nuk është faktike, nuk është në interes të askujt, që opozita të kontrollojë të gjitha, të 89 qëndrat zgjedhore me mazhorancën që kishin 4-3 dhe 5-2 dhe për këtë personalisht jam takuar me z.Rama dhe me z.Meta dhe kam thënë se ndonëse ne na duket sikur ka një bazë ligjore, që KQZ-ja të lëvizë nga 4-3 në 3-4, përsëri duam të shohim që KQZ-ja të lëvizë në mënyrën e duhur, kështu që nevojitet duhet të bëni kompromis ose të arrini një farë akomodimi. Më kujtohet se e kam bërë këtë gjatë fundjavës. Nuk më pëlqen ta bëj këtë në fundjavë, por e bëra. Na u dha siguri e fortë, por se cfarë nënkuptonte kjo thjesht e ndjemë si ndërmjetës, si dikush, që dëshiron ta shikojë se ne morëm siguri dhe në fakt i shprehëm këto. Ky ishte shqetësimi kryesor, por më pas doli, që përfshinte edhe vetë KQZ-në dhe kishte referencë të vazhdueshme për marrëveshjen politike të 2003-shit. Sërish na dukej sikur ne e kuptojmë rëndësinë e marrëveshjeve politike, por Kodi e qartësonte se cili ishte themeli për këtë. Pra, ka pasur 6 raste, 6 rregulla të kësaj dhe nuk dukej sikur ndonjëri prej tyre përputhej me rastin e z.Muho. Dhe kjo ka qënë pika, që kemi thënë na trego pjesën e ligjit dhe na është thënë se nuk ka pjesë të ligjit, por është për arsye politike.
Por, pika që unë thashë në atë periudhë është, që KQZ-ja është konstituuar dhe mandatuar ligjërisht dhe akush, nuk ka qënë në kundërshtim me ketë dhe më është dukur mua dhe SBA-ve se ndonëse KQZ ka kaluar nga 3-4 në 3-4, sërish ka brenda fushës së saj të veprimit ka mundësinë e administrimit të zgjedhjeve. Kështu që duke ruajtur integrimin dhe pavarësinë e KQZ-së do të ishte fitim-fitim duke ruajtur integritetin e saj, por dhe do të trajtonte situatën e 89 KZAZ-ve, që realisht kishte nevojë të shihej. Kështu që e pamë si mundësi që KQZ- ja të demonstronte se mund të administronte situatën dhe duke bërë këtë të rriste besimin tek njerëzit, që këto zgjedhje do të ishin ndryshe. që ata do t’ia dilnin mbanë. Dhe mund t’ju kujtohet që atë të hënë, orët e para të debatit janë përqendruar në ato elementë politikë, atë dimension politik, por më pas pati një ndryshim dhe pati një pyetje, shkarkimi i z.Muho mbi bazë të rregullave administrative, kur ka qënë prokuror. Disa njerëz kanë thënë që e kanë pasur këtë informacion, disa të tjerë që jo. E sigurtë që regjistrojnë rekordet. Ne nuk kemi akses në këtë dhe nuk na nevojitet. Por gjithsesi, edhe këtu, nëse sheh, shkarkimi me bazë administrative, ka qenë numri 6 tek kriteret. Por nga të lexuarit tonë të kodit zgjedhor, vetëm KQZ-ja mund ta propozojë shkarkimin e një anëtari. Kur janë konstituar, mandatuar, vetëm KQZ-ja mund të propozojë që dikush të shkarkohet për njerën prej këtyre arsyeve.

Mund ta bëjë KQZ-ja, kur nga 7 anëtarët, 3 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen?

Do të vijmë tek kjo pikë, por pika qëndron dhe që është e paqartë për mua, se çfarë po bën Parlamenti për këtë. Ndonëse kjo është një pikë më pak e rëndësishme, legjislacioni në tavolinë ka qënë shkarkim për arsye politike. Dhe ai u shkarkua në fund në bazë të shkarkimit administrativ dhe kjo duhet të shkonte tek Komisioni i Ligjeve, Rregullave dhe procedurave. Por nga ana proceduriale, ne kemi parë mangësi. Edhe sot e kësaj dite nëse dikush thotë nëse ka qënë një arsye politike apo jo, unë them nuk e di, sepse ka qënë shumë konfuzuese për ne dhe sikurse ju thatë, z.Biba më pas dha dorëheqjen dhe një anëtare tjetër, të nesërmen në mëngjes. Pastaj, z.Jani “ngriu” pjesëmarrjen e tij për një kohë dhe më pas u largua dhe Parlamenti emëroi dikë nga PR dhe kështu ata kanë katër persona dhe është një KQZ e tillë dhe aty është dashur të merren me disa çështje rutinë. Por, do të arrijë shumë shpejt pika kur ata do të kenë nevojë për një mazhorancë të cilësuar, kur 5 persona do të duhet ndërmarrin vendime dhe ndoshta më shumë se kjo. Po aq sa dimensioni ligjor i Kodit, sërish koncepti, këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Nuk ka nevojë t’i them të gjitha arsyet sepse njerëzit e dinë këtë, KQZ ka përgjegjësinë ligjore ta zhvillojë këtë dhe tani KQZ-ja nuk mund ta bëjë këtë.
Lajmi i mirë është duke folur me njerëzit në koalicionin e ri që quhet “Për punësim, mirëqënie dhe integrim”, njerëzit ndiehen besimplotë për fitoren. Koalicioni i opozitës, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ndiejnë gjithashtu me besim për fitoren. Kjo është e mirë.

Me këtë Komision me katër anëtarë, nuk mund të bëhen zgjedhjet….

Jo, jo.., nuk mund të bëhen, por pika ime është kjo. Flasim për zgjedhje të besueshme, që nuk mund të zhvillohen, sepse nuk po flasim për zgjedhje teknike. Flasim për zgjedhje që adresohen në qënien, në të marurit me jetën e shqiptarëve gjatë katër viteve të ardhshme. Pra, duhet të jenë të besueshme, duhet të zhvillohen në mënyrë, që njerëzit të besojnë në rezultatin, që të besojnë në përfundimin dhe arsyeja pse e them këtë, që të dyja palët mendojnë se mund të fitojnë, është gjë e mirë, sepse kjo nënkupton se ata duan të zhvillohen zgjedhjet. Nuk po flasim, që njëra palë thotë, që ndodhta mund ta bojkotojmë këtë. Jo, askush nuk po e thotë këtë. Ata duan, që të zhvillohen zgjedhjet në 23 Qershor, SHBA-të sigurisht që duan të zhvillohen në 23 Qershor dhe ky është lajm i mirë. Ajo, që duhet të ndodhë është se çdo person i arsyeshëm duhet të thoshte: Ajo që duhet të ndodhë është se KQZ-ja ka nevojë të rikonstitutohet, të ristrukturohet. Ne nuk kemi një formulë magjike, pro kjo nënkupton që të dyja palët të vijnë sëbashku, të shkëmbejnë formula apo plane, në mënyrë që të ristrukturojnë KQZ-në, që pastaj të merren me 89 KZAZ-të, rregullat e zhvillimit, qëndrat e numërimit. Të gjitha gjërat, sepse ka vetëm dy muaj tani, ka shumë pak kohë. Kështu, që njerëzit kanë nevojë të lëvizin shpejt.
Pika e fundit, që do të bëja lidhur me këtë rikonstituiom, KQZ-ja është krijuar, është ndërtuar si rezultat i një dakortësie politike, të kuptuarit politik dhe në mënyrë, që ajo të përmbushë misionin e saj nga ana operacionale për të ecur përpara, nevojitet që të ketë një të kuptuar politik dhe një vullnet politik në mënyrë që të zhvillohet. Kjo mund të realizohet, por ka nevojë që palët të fillojnë të flasin me njeri-tjetrin dhe të shkëmbejnë propozime e të vijnë me gjëra të arsyeshme.

Po nëse do shkohet me këtë KQZ me katër anëtarë në zgjedhje, a do ta njihni rezultatin e zgjedhjeve?

Kam mësuar kohë më parë të mos u përgjigjem pyetjeve hipotetike, por më lejoni të rithem pikën që kam bërë më herët, që këto zgjedhje duhet të jenë të besueshme. Ato kanë nevojë të jenë ligjitime. Nuk thashë ligjore, thashë legjitime. Dhe e vetmja mënyrë sesi do ta bëjnë këtë është nëse ka një gatishmëri nga të dyja anët, që të vijnë sëbashku e të thonë. Ne kemi nevojë ta ristrukturojmë KQZ-në. Ju jeni të parët, ose ne, por sërish nuk kemi një nevojë formulë, që të përshkruajë sesi do duket. Përsa i përket njerëzve, që duhet të përqëndrohen në atë, që duhet të bëhet tani dhe nuk ka shumë kohë. Sepse koha më pas bëhet thuajse një antagoniste në proces dhe nuk dëshiron, që njerëzit të vrapojnë kundër afateve. Askush nuk dëshiron, që këto zgjedhje të vonohen ose të shtyhen, nuk është në interes të askujt.

Folët për një rikompozim të KQZ-së. Znj.Topalli i ka kërkuar z.Ruçi të sjellë dy emrat për të zëvendësuar z.Biba dhe z.Shtylla. PS-ja e ka refuzuar këtë kërkesë. Ju jeni për një formulë të re të KQZ-së apo thjesht të zëvendësohen këta, që kanë dhënë dorëheqjen?

Afati ka përfunduar apo jo? Për këta ka pasur një afat 48 orësh nëse do shihniligjin. E kuptoj pyetjen tuaj dhe duhet jo z.Berisha e z.Rama, po z.Rusmajli dhe Z.Xhafaj ose ndoshta z.Gjiknuri, dhe nuk di kush do ishte nga ana e PD-së, por nevojitet që të ketë një gatishmëri për t’u ulur sëbashku dhe të dilet me një formulë, që të kënaqë të dy palët. Elementët janë të gjithë aty, sepse sot teknikisht koalicionet mund të formohen edhe nesër për qëllimn koalicionet janë vendosur dhe kjo është e rëndësishme sepse ndikon kush do marrë secilat pozita në qëndrat e numërimit dhe gjithashtu shpërndarjen e komisionerëve në nivelet më të ulta. Kam mësuar disa gjëra këtu në Shqipëri dhe kjo është diça e rëndësishme. Tani është koha.

Qarkullon një formulë e propozuar nga opozita dhe tre nga pozita dhe kryetari I KQZ-së i zgjedhur me 84 vota ç’ka do nënkuptonte një kryetar konsensual. Si ju duket si formulë kjo?

Nese kjo është diçka për të cilën njerëzit bien dakord, atëhëre kjo duhet të jetë në rregull. Ndoshta kjo mund të mos jetë e vetmja formulë.

Po çfarë formulash të tjera ka?

Ndoshta jam naivisht i pashpresë, por më duket mua sikur nuk ka thjesht lidhje me ristrukturimin e KQZ-së, ne e dimë si do duket, por njerëzit kanë nevojë në mënyrë të nderueshme dhe dinjitoze, që ta ristrukturojnë atë, që ajo të jetë aty. Nga njëra anë do të kesh dy nga PD-ja, ndoshta tani PR vetëm nëse z.Idrizi do bëjë shumë zhurmë, por duket se do të jetë PR-ja, kurse nga ana tjetër do kesh dy nga PS-ja dhe një nga LSI-ja dhe pastaj do ketë një kryetar.

Me konsensus?

Le të shpresojmë që po.

Situata e fundit është krijuar nga dalja e LSI-së nga koalicioni qeverisës. Sipas jush, kjo lëvizje e LSI-së është e natyrshme në kuadrin e bashkimit të spektrit të majtë në Shqipëri apo është një veprim i pamoralshëm politik, siç pati në momentet e para kur u deklarua bashkimi PS-LSI?

Z.Meta është ulur më parë në këtë karrige, apo jo? Ka nevojë ta ftoni përsëri. Ai dhe partia e tij mund të shpjegojnë arsyet e tyre, pse e kanë bërë këtë dhe njerëzit ta vendosin vetë nëse është ide e mirë, ide e keqe, nëse ka kompromentuar vlerat, ose gjera të tilla. Njerëzit nga sot deri më 23 qershor mund të marrin vendimet e tyre.

Ju e morët vesh nga konferenca e shtypit apo nga ndonjë bisedë informale e z.Rama e z.Meta për këtë lëvizje?

E keni fjalën për bashkimin? E kam parë në televizor. Si shumë persona edhe unë u habita.

Përse?

Ndarja e LSI-së nga PD-ja nuk ishte një habi; do ishte një habi nëse do kishin qëndruar sëbashku. Mendoj, që një person serioz do thoshte se ata do shkonin sëbashku në një koalicion. Nuk ka shumë sekrete në këtë qytet. Ka shumë diskutime lidhur me polin e tretë. Opsionin e polit të tretë. Që prej njoftimit të bashkimit, unë kam folur me shumë persona dhe jam ndier mirë kur kam thënë: uau, a isha unë i vetmi person që nuk e kam parë një gjë të tillë të ndodhte? Jo, ata e kanë mbajtur atë të fshehtë deri në fund. Sepse nëse shumë njërëz do ta dinin, shumë gjëra të çuditshme do të kishin ndodhur. Sigurisht, që ata kanë marrë vendimin se kjo do të ishte çelësi për fitore. Tani, që ne jemi dy muaj larg zgjedhjeve në anglisht ne flasim për shtegun drejt fitores.

E vazhdojmë tek çelësi i zgjedhjeve.

Po, mirë. Do flisja për shtigjet larg fitores, dy muaj larg tyre, duket sikur kemi edhe kampe, që afrojnë zgjidhje e alternative, që kanë vizone, platforma. Kështu që është kjo është zgjedhja ime e përgjithshme e pare sepse unë kam qenë këtu edhe për zgjedhjet e 2011-ës. Njerëzit që i kuptojnë zgjidhjet shqiptare është se votuesit shqiptarë nuk përpiqenta lëvizin shumë votën. Japonezët e përdorin shumë. Votat, që lëkunden lëvizin nga njeri krah në krahun tjetër. Në Shqipëri nuk duket sikur ka kaq shumë një votë votuesish të lëkundur. Njerëzit përpiqen të votojnë dhe ka arsye komplekse për këtë. Do jetë sfidë të shohim si do dalë kjo. Por është e qartë se njerëzit duan një fushatë të mirë dhe kemi folur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto janë terma shumë të thjeshtë, por nënkuptojnë ato ku ne si SHBA, Sekretarja Klinton, z.Riker, znj.Ashton, Z. Moore , Z. Fyle, Z.Sequi e ndërkombëtarë kanë folur për rëndësinë e votuesve individë shqiptarë pra ata që ngasin makinën, shoferët e autobusëve, persnave në shtëpi për të bërë që të besojnë që vota e tyre ka vlerë për ta bërë këtë në një mjedis që është I lirë nga intimidimet për ta bërë këtë në mjedis të lirë prej dhunës. Ne nuk kemi lënë aludime këtu, iluzione por kjo do jetë një fushatë që do të luftohet fort dhe në fakt ëshët ngritur lart niveli dhe nuk ka pse ti kemi të kontestueshme nëse zvogëllohet besimi i njerëzve në proces. Dua iu kthyer asaj që ka ndodhur le të shpresojmë që ky është incidenti i fundit i fushatës zgjedhore. Sikurse thamë, KQZ-ja lindi u krijua nga një proces politik , KQZ-ja është si një bishë e çuditshme sepse është krijuar politikisht, por mandatojen duhet të veprojnë në mënyrë të pavrur, apolitike. Gjatë gjithë diskutimeve për Muhon, njerëzit kanë thënë kurrë nuk ka qënë e pavarur,. Ok, unë nuk kam lindur dje dhe i kuptoj disa gjëra por ajo që ka rëndësi është se loja ka rregulla, ka kuptime dhe mirëkuptime dhe Shqipëria është ende një demokraci e re. por këto nuk janë zgjedhjet as të parat, as të dytat, as të tretat pas komunizmit. 20? Kaq shum? Sigurisht, kjo nuk është shumë krahasuar me SHBA, Britaninë, Francën, por ka pasur shumë ekpertizë ndërkombëtare ODIHR dhe shqiptarët vetë kanë qënë përgjegjës për progresin dhe nuk ka arsye pse këto zgjedhje të mos jenë më të mirat. Dhe këtë njerëzit meritojnë ata mund ta bëjnë. Por duhet të ketë një kod sjelljesh.

Ka nisur mirë?

Mendoj, që është shumë herët për ta thënë.

Do doja t’ju pyesja jo vetëm për procesin, por edhe për disa qëndrime që keni pasur ju më parë në opinionin publik. Dy vite më parë keni lënë qartë të kuptohet se Rama ishte një interlokutor i vështirë për ju. Keni ndryshuar mendim? Që nuk ju dëgjoi për mitingun e 28 janarit për ta anulluar?

Eshtë e vështirë ta thuash. Do t’ju kujtohet, që gjatë kësaj periudhe ka qënë një kohë shumë e tensionuar dhe ne në mënyrë të vazhduar kemi argumentuar në mënyrë private dhe publike, që homazhet, ceremonia e madhe e 28 janarit të anullohej, që të gjehej një mënyrë tjetër për të nderuar kujtimet e tre personave, sepse i katërti ndërroi jetë më pas. Sic ishim të shqetësuar në atë mjedis shumë të ngarkuar, ndoshta një tragjedi më e madhe mund të shpërthente dhe sikurse doli, ishte tejet e paqshme, e madhe dhe paqësore dhe falë Perëndisë për këtë.

Ju kritikuan shumë në publik për Berishën, "që bëri veprim prej burri shteti"....E keni thënë në një kontest të caktuar, por a mendoni se ajo thënie u perceptua në publik dhe nga politika dhe ishte një nga shkaqet, që Berisha mund ta ketë shfrytëzuar si një licencë për të bërë ato që ju e kritikoni tani?

Kanë kaluar rreth dy vjet. Ka kaluar shumë kohë. Por sikurse e thatë vetë, gjërat nuk janë të izoluara në kohë, ka gjithmonë një kontest relevant të përshtatshëm, por sikurse ju e thatë është përdorur prej njerëzve në kundërshtim dhe miratim që prej asaj kohe, por ka ndodhur.

Jua keni bërë të qartë, që të mos spekulloni me me atë që kam thënë? Me ata, që e kanë përdoruar pak këtë?

Mendoj se cilido politikan, diplomat, figurë publike duhet të jetë i kujdesshëm. Disa njerëz më thonë, që ndoshta, secili ka stil të ndryshëm. Unë përpiqem të jem i hapur dhe i sinqertë. Jam diplomat karriere prej 32 vitesh, që ka gjëra që nuk mund të flas qartasi edhe në “5 Pyetjet..” Por kanë gjetur që veçanërisht me audiencën shqiptare, ata vlerësojnë dike, që përpiqet sa më shumë të jetë e mundur të jetë i hapur e të thotë atë që ai mendon me të vërtetë. E mendoj që mund të ecësh në këtë vijë të hollë e jo të dhunosh disa rregulla të caktuara të politikës, të diplomacisë por të jesh i sinqertë dhe i drejtpëdrejtë me njerëzit. Unë ndiej, që ka shumë njerëz mbështetës të mi këtu në Shqipëri. Dhje ata që janë mbështetës më kanë thënë se na pëlqen mënyra sesi ti i thua gjërat dhe vazhdo të bësh atë, që po bën. Dhe sa kohë ka pak prej këtyre personave, kjo ëhstë ajo gjë që unë do vazhdoj të bëj.

Ka ende celula antiamerikane në Shqipëri apo ju keni ndryshuar ide?

Mendoj, që ka njerëz me axhenda, që janë më pak se transparente kudo. Në SHBA, këtu, kudo.

Kur ju mbaron mandati në Shqipëri? Do ta ndiqni gjithë ciklin elektoral? A do t’i përvishni ju mëngët apo dikush tjetër, që do ju zëvendësojë?

Para së gjithash le të shpresojmë. Nëse do jetë nxehtë do duhet të përveshësh mëngët, por nuk mendoj që të ndodhë. Por bukuria e pozicionit tim si ambasador në Shqipëri është një emërim që vjen nga Presidenti. E kam thënë edhe më pare, që unë jam në shërbim të Presidenit në një moshë kur karriera ime tani është pas meje dhe unë pres që të bëj dicka tjetër që nuk lidhje me atë që po bëj tani dhe pres të jem këtu për të ardhmen e parashikueshme. Gjëja e rëndësishme është që unë jam Ambasadori i SHBA-ve tani në Shqipëri dhe është nder dhe privilegj që t’u shërbej atyre në një vend si Shqipëria.

Redaksia online
(v.gj/ar.sh/ad.ti/s.g/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›