KQZ: LSI anëtar në KZAZOsmanaj: Na mbani me kimet
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pranon kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për caktimin e anëtarit të LSI-së në përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ)". Katër anëtarët e mazhorancës në KQZ, (pa 3 anëtarët e opozitës të dorëhequr) votuan pro kërkesës së LSI.
Sipas relacionit shoqërues të aktit LSI i kërkonte KQZ-së që të caktohet si parti e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ pas pranimit dje nga KQZ të kërkesës së PR-së, së cilës i njohu të drejtën për të caktuar anëtar në KZAZ, si parti e dytë e shumicës parlamentare.
"LSI duhet të ketë anëtarë në KZAZ si forcë e dytë e opozitës"- tha përfaqësuesi ligjor i LSI-së Ylli Manjani.
"Jam pro kërkesës së LSI, është e bazuar në ligj"- tha Vera Shtjefni, ndërsa Klement Zguri i PR-së tha se LSI e gëzon të drejtën për të kërkuar komisionerë në KZAZ
"Na mbani me kimet se boll presione kemi pasur"- tha anëtari i KQZ-së, Osmanaj pasi kërkesa u miratua.
Nisur nga fakti se LSI tashmë renditet si parti e opozitës parlamentare dhe në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 2009-s ku LSI renditet e dyta nga numri i mandateve në grupin e partive të opozitës parlamentare, duhet të caktohet ajo forca që ka të drejtë të propozojë anëtar në KZAZ.
Në bazë të renditjes sipas numrit të mandateve që kanë fituar partitë politike nga zgjedhjet pararendëse rezulton se partitë që vinë pas Partisë Socialiste dhe i përkasin grupit të partive të opozitës parlamentare, janë Partia Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
(sg/shqiptarja.com)