E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Përpjekje kombëtare kundër korrupsionit

Ai ishte i pranishëm në konferencën “Antikorrupsioni rajonal”, zhvilluar sot në Tiranë, ndërsa merrte pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.

"Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës askush nuk është mbi ligjin, të gjithë janë subjekt i tij", u shpreh Arvizu.

Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha, tha se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht në luftën ndaj këtij fenomeni. “Lufta ndaj korrupsionit është më e vështira, kjo është një temë qendrore dhe permanente, sepse nuk ka reformë që mund të ketë sukses pa luftën kundër korrupsionit. Jam dakord me ambasadorin, është duel permanent, i përjetshëm midis zbatimit të ligjit dhe këtij fenomeni, dhe duhet luftuar. Qeveria ime po bën përpjëkje shumë të mëdha për të luftuar korrupsionin, ka disa parime bazë që ia vlejnë. Qeveri e vogël, ushtri e vogël, sa më të vogla të jenë këto aq më i vogël është kontakti me këtë fenomen”, tha Berisha. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-07 09:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›