Bregu Ne parlament te deshmohet pjekuri te miratohen ligjet me shumice te cilesuar votash
“2 vite pune të humbura, nuk mund të krahasohen me një muaj të mbetur deri në publikimin e progres-raportit të Bashkimit Europian më 12 tetor”, - vëren ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Megjithatë, ajo nuk i ka humbur shpresat për statusin e Shqipërisë vend kandidat, ndëra apeloi që mazhoranca e dhe opozita të dëshmojnë pjekuri në parlament duke miratuar ligjet me shumicë të cilësuar votash në kalendarin e parë të punimeve të Kuvendit në sezonin që ka nisur.
Ministrja Bregu iu përgjigj interesit të medias lidhur me mundësinë që Shqipëria ka për të marrë statusin e vendit kandidat për këtë vit pas takimit që pati me zv/kryeministren e Maqedonisë për çështjet e integrimit, Teuta Arifin.
Në takim u bisedua për forcimin e qëndrimeve konstruktive të Shqipërisë dhe Maqedonisë për integrimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të BE me vendet e rajonit.
Sipas tyre, pragamatizmi nëpërmjet projekteve konkrete mundëson realizimin e projekteve të përbashkëta te dy vendeve dhe rajonit.