E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu-Sequi: Integrimi i romëve kusht për integrimin

Në ditën ndërkombëtare të romëve ambasadori amerikan Aleksander Arvizu si dhe ambasadori i Bashkimit Europian Etore Sequi i rikujtuan qeverisë shqiptare se respektimi dhe zbatimi i të drejtave të komunitetit rom duhen respektuar sepse kjo është pjesë e rëndësishme e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

Në fjalën e tij gjithashtu ambasadori i SHBA-së Arvizu është shprehur se pavarësisht hapave të ndërrmara nga qeveria mbetet akoma shumë punë për tu bërë.  “Komuniteti rom në Shqipëri ndeshet me trysni. Ne e pamë këtë trysni para disa muajsh kur pjesëtarët e komunitetit u përzunë nga shtëpitë e tyre. Mirëpres angazhimin e qeverisë shqiptare që ta hetoj këtë ngjarje” theksoi Arvizu.
 

Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Sequi theksoi se të drejtat e komunitetit rom janë pjesë thelbësore e punës së Komunitetit Europian në Tiranë. “Ne duhet të sigurohemi se legjislacioni të zbatohet. Evropa do jetë përkrah komunitetit rom” theksoi Sequi.

Këto deklarata ambasadorët Arvizu dhe Sekui i dhanë gjatë vizitës në qendrën e fëmijëve të komunitetit rom “Romani Bah” në kryeqytet. Ndërkohë vizita e tyre në këtë ditë të shënuar për romët në mbarë botën u shoqërua me këngë dhe valle të përgatitura nga fëmijët e këtij komuniteti.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›