E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanetti në mbështetje të Leonardos

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka deklaruar se ai ende është në mbështetje të plotë për trajnerin Leonardo dhe e ka bërë të qartë se dëshiron që braziliani të mbetet në drejtim të klubit.

Ish-trajneri i Milanit është kritikuar së fundi pas disfatës së fundjavës në derbi dhe disfatës ndaj Schalke në mesjavë, dhe zikaltërit tashmë janë lidhur me transferim të trajnerëve si Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.

“Leonardo ende ka besim në ne dhe ne jemi të bindur se ai është personi i duhur për ekipin. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm në çdo aspekt. Ai është një burrë i vërtetë”, ka thënë Zanetti për La Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›