Arvizu Shmangni rreshqitjen ne retorika nacionaliste

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, pas një takimi që pati paraditen e
së martës me kreun e Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu deklaroi
se patriotizmi është gjë e mirë, por nuk duhet të rrëshqasë në retorika
nacionaliste.
Arvizu theksoi se takimi me Spahiun, erdhi si pjesë e kontakteve me politikën, duke theksuar se mirëpret futjen e Aleancës Kuqezi në zgjedhjet e 23 qershorit.
"Eshtë e rëndësishme që në plaftormën e kësaj forcë të shmanget të rrëshqitet drejt retorikës nacionaliste", u shpreh Arvizu.
Nga ana e tij Spahiu theksoi se zgjedhjet e 23 qershorit janë vendimtare për shqiptarët dhe për të ardhmen e vendit.
"Aleanca Kuqezi do të prezantojë programin dhe platformën e saj të orientuar në një luftë të pakompromistë ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit", tha Spahiu, duke kërkuar mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve ndërkombëtare për të vendosur me ligj kufizimin e mandateve.